×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni urohet nga homologu turk Hulusi Akar

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti sot atasheun ushtarak të Turqisë në Kosovë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz, të cilin e falënderoi për mbështetjen e qeverisë dhe ushtrisë turke në ndërtimin e FSK-së dhe perspektivën zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

    Nga ana e tij, kolonel Ersoz e falënderoi ministrin Quni për mikpritjen dhe solli letrën me mesazhin e urimit për detyrën e ministrit nga ana e ministrit të Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar, si dhe ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

    Në mesazhet e urimeve, theksohet intensifikimi i bashkëpunimit bilateral dhe fuqizimi i partneritetit, si dhe shprehet vullneti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave Turke për vazhdimin e përkrahjes në të gjitha fushat në funksion të realizimit të objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

    Ministri Quni shprehu kënaqësinë për urimet me mesazhet miqësore dhe vullnetin për vizita të ndërsjella me homologun Akar, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral duke vlerësuar lart rolin e Turqisë si vend anëtar i NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti  i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, për FrontOnline  ka folur pas raportimeve nga mediat ndërkombëtare se Britania e Madhe po shqyrton...
    Lajme28 Maj 2025
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka folur për FrontOnline pas raportimeve të mediave ndërkombëtare se Mbretëria e Bashkuar po...
    Lajme28 Maj 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti për FrontOnline ka folur pas raportimeve nga mediat ndërkombëtare se Britania e Madhe po shqyrton...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Izraeli akuzon OKB-në se nuk ka mbledhur ndihmë humanitare që grumbullohet në kufirin e Gazës Koordinatori i Ministrisë së Mbrojtjes së Aktiviteteve...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë Faton Peci, pasi u intervistua nga Prokuroria...
    Sport27 Maj 2025
    Barcelona sot (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031. Kontrata e re e...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Azdren Shala, ka deklaruar ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka ndarë rrugë me Lëvizjen...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka hedhur akuza ndaj institucioneve të ndjekjes, duke thënë se qeveria Kurti po përballet me një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.