×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni tha se ka interesim të deputetëve të VV’së t’i bashkohen LDK’së, Basha: Të shkojnë, por se shohin kurrë më ulësen e Kuvendit

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur lidhur me deklaratën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i cili tha se ka interesim të madh nga deputetë të VV’së që t’i bashkohen LDK’së, pas kalimit të deputetes Drita Millaku tek kjo parti.

    Basha tha se deklarata e Qunit është “pjesë e propagandës”, duke e lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Shtoi se deputetë të VV’së mund t’i bashkohen LDK’së, por se “ata kurrë ma ulësen e Kuvendit të Republikës nuk e shohin”, shkruan Reporteri.net.

    “Këto propaganda që kemi shumë njerëz që dojnë me ardh, mendoj se është veç qështje propagandash. Mendoj që ata që shkojnë në LDK apet përfundojnë si partia e tretë e që nënkupton që ata kurrë ma ulësen e Kuvendit të Republikës nuk e shohin.  Në parlament s’i sheh ma…kështu që prapë po e përsëris, në rregull është le të shkojnë, por LDK’ja, sondazhet janë, është partia e tretë edhe nuk besoj që e bëjnë për parime për shkak se nuk mendoj që Drita Millaku ka pas mospajtime me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Basha.

    Ka përmendur edhe deputeten Drita Millaku, e cila kaloi në LDK së fundi.

    “Ka prej tyre që kanë pas qëndrime ndryshme dhe ata e kanë bë publike, por nuk mendoj që Drita Millaku nuk është një prej tyre…Mendoj se është pjesë e propagandës meqenëse jemi në fushatë, por ia lëmë fundit. Por, për ne ai deputet që nuk e ndien veten komod brenda Lëvizjes, është mëse i lirë të shkojë se është gabim me nejt në Lëvizje edhe me pas qëndrime ndryshe prej atyre që i ka Lëvizja, që është qendër e majtë”, ka deklaruar Basha në DPT te Fidani.

    Ai ka thënë se nuk ka në plan të largohet nga subjekti në të cilin bënë pjesë.

    “E dyta jam shumë komod brenda subjektit ku jam, po besoj është prej subjekteve më demokratike që nënkupton secili është i lirë dhe me vendos edhe me nejt edhe me dalë, ka qe kanë dalë edhe para neve, ka që kanë ardh edhe pas neve, pra është vlerësim i tyre, është në vullnetin e deputetit”, ka thënë Basha.

    Ndryshe, Quni ka deklaruar dje se pas Drita Millakut edhe shumë deputetë të partisë në pushtet janë të interesuar t’i bashkohen partisë së tij.

    Sipas Qunit, bisedimet tash e sa ditë po vazhdojnë, andaj edhe po presin epilogun.

    ”Ka biseda, relacione, ka bisedime nga autoritetet e LDK-së me disa deputetë që deri tani kanë qenë brenda GP të VV-së por si do të jetë epilogue mbetet me u pa. Por, është e vërtetë që ka interesim të madh me ju bashku Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Quni.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me sqarim shtesë për lirimin nga paraburgimit të Edin Nevzadit, ish-administrator në “Albkings”, duke thënë se...
    Lajme23 Tetor 2024
    Rreziku nuk është vetëm nga konkurrenca. Bizneset kërcënohen shumë edhe nga sulmet që kanë për cak shkatërrimin e të dhënave të tyre,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës, ka nisur të marrë firmat e anëtarësisë si deklarim për nisjen e veprimeve sindikale, nëse...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka dënuar sulmin, duke thënë: “Kemi katër dëshmorë dhe 14 të plagosur. Unë e dënoj këtë...
    Vip23 Tetor 2024
    Ish-reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur në publik si Fero, do të hyjë sonte në shtëpinë me të madhe...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Britania dhe Gjermania nënshkruan një pakt mbrojtës për bashkëpunim ushtarak. Avionët gjermanë gjuajtës të nëndetëseve do të operojnë nga Skocia. Grupi i...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takime të ndara nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Turqisë, Ali Yerlikaya dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Tash e dhjetë ditë disa vende dhe lagje të Prishtinës janë duke shfrytëzuar mundësi të tjera të furnizimit me ujin e pijshëm...
    Lajme23 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka thënë se nuk ka në plan të largohet nga subjekti në të cilin bënë pjesë. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.