×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Quni për bazat ushtarake serbe rreth kufirit: Tërësinë territoriale të Kosovës e garanton KFOR-i

    Jehona Zhuniqi
    22 Nëntor 2023

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Kosovë të hënën.

    Stoltenberg në Prishtinë tha se Aleanca po shqyrton nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë.

    E gjithë kjo pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës më 24 shtator, shkruan Front Online.

    Për mesazhet e shefit të NATO-s dhe paralajmërimet që Serbia ka vendosur baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën , në një intervistë për Front Online ka folur deputeti i LDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni.

     

    Quni: Mesazhet e Stoltenbergut të qarta se ata janë garantues të paqes në Kosovë dhe rajon

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni në një intervistë për Front Online ka thënë se çështja e sigurisë si në Kosovë e po ashtu edhe në rajon ndryshon nga dita në ditë.

    Dhe krejt, kjo sipas Qunit po ndodhë në vazhdën e bisedimeve në mes të autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga autoritetet e BE-së për një epilog final në marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

    Deputeti thotë se mesazhet e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Kosovë janë të qarta se ata janë garantues të paqes në Kosovë dhe rajon.

    “Tani në situatë të tillë është shumë e kuptueshme që autoritetet më të larta të NATO-s të japin mesazhe të qarta pasi që është në mandatin e tyre me prezencën e forcave të KFOR-it brenda territorit të Kosovës të menaxhojnë me situata të cilat mund të eskalojnë, mund të shndërrohen në konflikte dhe në përmasa më të mëdha. Do të thotë mesazh i fuqishëm për Qeverinë e Kosovës, për qytetarin e Kosovës por edhe për ata që e provokojnë situatën në këtë rast regjimi i Beogradit se ata do të jenë garantues të paqes në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë ai për Front Online.

     

     

    Quni për bazat ushtarake serbe rreth kufirit: Çfarëdo ndërhyrje në territorin e Kosovës, atakim i drejtpërdrejtë kundër NATO-s

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë ditë më parë se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiqit, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb.

    Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

    Ndërsa së fundi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë, shkruan Front Online.

    Lidhur me këtë deputeti i LDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni në një intervistë për Front Online ka thënë se ka kohë që kjo ka ndodhur, por se shton se s’ka nevojë për instalime të tilla.

    “Ka kohë që janë ngrit instalimet e shumta të Policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë së Serbisë për të cilat unë konsideroj se janë të panevojshme përkundër asaj që janë të pozicionuar në formacionin defanziv kinse për të menaxhuar ndonjë rrezik që mund të buroj nga Kosova. Ato në fakt janë të karakterit që rrezikojnë tërësinë territoriale të Kosovës në momente kur ata vlerësojnë që mundet me u kapitalizu”, ka deklaruar Quni.

    Sipas deputetit të LDK-së, çfarëdo ndërhyrje brenda territorit të Kosovës do të konsiderohej si ndërhyrje dhe atakim i drejtpërdrejtë kundër NATO-s.

    “Thjesht është për të krijuar një bindje që autoritetet e Beogradit janë të brengosura shumë për qytetarët e Kosovës të përkatësisë serbe. Jam më se i bindur përkundër se të gjitha atyre rirreshtimeve, ngritjeve të instalimeve të reja ato nuk do të përdoren, nga fakti se tërësinë territoriale të Kosovës e garantojnë KFOR-i i mandatuar nga Kombet e Bashkuara dhe të udhëhequra drejtpërdrejt nga udhëheqja më e lartë e NATO-s. Çfarëdo ndërhyrje brenda territorit të Kosovës do të konsiderohej si ndërhyrje dhe atakim i drejtpërdrejtë kundër NATO-s”, është shprehur deputeti Quni.

     

     

    Deklarata e Zelenskyt për luftë në Ballkan/ Quni: Ekzistojnë parakushtet

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar deklaroi se Rusia mund të krijojë luftëra të reja në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

    Por, deputeti i LDK-së, Anton Quni deklaron për Front Online se paralajmërime të tilla ka pasur edhe më herët nga njohës të fushës së sigurisë të cilët kanë theksuar mundësinë e krijimit të vatrave të reja të krizës të cilat do të nxiten nga autoritetet e Moskës.

    “Do të thotë në Kosovë dhe në rajon ekzistojnë parakushtet që me nxitjen e autoriteteve të Moskës munden me u kriju situata të tilla po ashtu në Bosnjë Hercegovinë dhe në disa vende të tjera”, ka thënë Quni.

     

     

     

    Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes 153 milionë euro/ Quni tregon se a është i mjaftueshëm

    153 milionë euro janë ndarë buxhet nga Qeveria e Kosovës për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024.

    Pra, 20 milionë euro më shumë sesa në vitin 2023.

    E, për këtë ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni në një intervistë për Front Online thotë se nuk është e mjaftueshme vetëm sasia e buxhetit por edhe mundësia për krijimin e investimeve të reja.

     “Po, besoj që me gjithë ato këshilla që ne deputetët i kemi dhënë si vërejtje në lidhje me këtë çështje do të merren në konsideratë nga autoritetet e Qeverisë dhe të rishikojnë të gjitha ndarjet buxhetore, linjat buxhetore duke pas në prioritet çështjen e sigurisë nuk është e mjaftueshme vetëm sasia e buxhetit të cilat mund të ndahen për ndonjë sektor, por edhe mundësia për krijimin e investimeve të reja të cilat do të ishin në shërbim të ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së”, ka deklaruar Quni.

     

    Quni për draft-statutin e Asociacionit: Jemi në terr informativ

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka bërë publik draftin që pesëshja e emisarëve ia ka sjellë më 21 tetor.

    Dhe, këtë po thotë se po e bën pasi kështu ia kërkuan ndërkombëtarët.

    Por, ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draft-statutin për të cilin pretendon se është i “pesshës së madhe” evropiane për Asociacionin.

    Ai tha se drafti është pikërisht ai që i është paraqitur kryeministrit Kurti.

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka deklaruar se kanë insistuar q ëtë kenë qasje në dokumentet që ofrohen për këtë temë por edhe dokumente të tjera.

    Dhe, krejt kjo për shkak se thotë se mund të japin ekspertizën e tyre dhe gatishmërinë për bashkëpunim

    “ Por, përderisa qasja jonë është e kufizuar thuajse jemi në një terr informativ ne e kemi vështirë të ndërtojmë qëndrime në dokumentet të cilat nuk e kanë një rrugëtim zyrtar deri tek Lidhja Demokratike e Kosovës, por dalin në forma të ndryshme, nga burime të ndryshme në media. Tani me atë kulturën tonë institucionale është vështirë të gjykojmë përderisa ne nuk i kemi dokumentet po të njëjtat të cilat i ka në dorë kryeministri Kurti”, ka thënë Quni./Front Online

     

     

     

     

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shkurt 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje të hënën në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur...
    Lajme26 Shkurt 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e kaluara janë evidentuar gjithsej 34 aksidente në trafikun rrugor. Në...
    Lajme26 Shkurt 2024
    Gjykata e Apelit ka vendosur që Enver Sekiraqa të rikthehet në arrest shtëpiak, dhe të mos qëndrojë më nën masën e paraqitjes...
    Të tjera
    Lajme26 Shkurt 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konfirmimit se përfaqësues të BQK-së do të marrin pjesë në takimin e nesërm në...
    Lajme26 Shkurt 2024
    Një burrë në Prizren ka raportuar se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur. Por automjeti është gjetur i parkuar...
    Sport26 Shkurt 2024
    Fundjavën që shkoi, përfundoi xhiroja e 23-të e Bundesligas. Edhe pas kësaj jave, Bayer Leverkusen vazhdon të jetë lider. Leverkusen triumfoi përballë...
    Vip26 Shkurt 2024
    Si asnjëherë më parë në një studio televizive, Grida Duma ka rrëfyer për jetën personale e profesionale. Djali, siç thotë ajo, është...
    Vip26 Shkurt 2024
    Grida Duma është një prej grave që fuqishëm ka përkrahur gratë e tjera gjatë karrierës së saj politike, por edhe tash në...
    Bota/Rajoni26 Shkurt 2024
    Tirana do të jetë mikpritëse e dy samiteve më 28 dhe 29 shkurt. I pari do të mbahet të mërkurën e 28...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.