×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: Kosova e gatshme të japë kontributin e vet përmes angazhimeve konkrete në ruajtjen e paqes

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Në njoftim thuhet se “Pjesëmarrja e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në këtë takim, ishte një mundësi e mirë për të shprehë qëndrimet dhe objektivat e Kosovës, në fushën e bashkëpunimit dhe sigurisë me vendet evropiane, si dhe gatishmërinë për të dhënë kontributin në fushën e sigurisë, në nivelin regjional, evropianë dhe global”.

    Duke trajtuar çështjen e pandemisë COVID-19, dhe pasojave që ka lanë ajo tek qytetarët e shteteve evropiane, si dhe sfidat që i ka nxjerrë përballë qeverive të këtyre shteteve në menaxhimin e kësaj gjendje, ministri Quni, u shpreh se “Mësimi më i rëndësishëm që duhet të mësojmë jo vetëm nga kjo pandemi, por edhe nga sfidat tjera, të tilla, si; emigracioni i paligjshëm masiv, luftëtarëve terroristë ndërkombëtarë, nuk kanë kufij gjeografikë, politikë ose administrativë. Prandaj, si përgjigjja ndaj tyre, ashtu edhe bashkëpunimi duhet të jenë pa kufij. Sfida si këto janë domethënëse, dhe duhet të adresohen në mënyrë kolektive”.

    Duke folur për aspiratat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, për të qenë pjesë e integruar e botës Euro-Atlantike, më tej, ministri Quni, deklaroi se “Qëllimi dhe objektivi ynë strategjik është që sa më parë të bëhemi pjesë e iniciativave të ndryshme rajonale, si një anëtare e plotë. Ky është një parakusht dhe është në përputhje me aspiratat tona për t’u integruar në proceset Euro-Atlantike dhe unë mund t’iu siguroj që të gjithë krahët politikë në Kosovë, janë të orientuar absolutisht drejt integrimit Euro-Atlantik, dhe ne, po punojmë në këtë drejtim. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë sfidë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për ta arritur atë”.

    Po ashtu, ministri Quni shprehu gatishmërinë që Kosova të japë kontributin e vet edhe përmes angazhimeve konkrete në ruajtjen e paqes, krah për krah shteteve të aleancës Veri Atlantike, në të mirë të paqes së përgjithshme.

    “Është një fakt i njohur, që për momentin Kosova është një konsumator i sigurisë, i siguruar nga angazhimi operativ CSDP (Siguria e Përbashkët dhe Politika e Mbrojtjes) përmes EULEX-it, dhe operacionet e NATO-s / KFOR-it, dhe unë mund të konfirmojë gatishmërinë e qeverisë sonë për të bashkëpunuar me ta. Por ne nuk duam të mbetemi vetëm konsumator”, tha ai.

    Në fjalën e tij, ministri Quni një rëndësi të veçantë i kushtoi edhe gatishmërisë së Kosovës për të bashkëpunuar edhe më ngushtë me shtetet evropiane, me institucionet evropiane të sigurisë për të dhënë kontributin edhe Kosova si shtet.

    “Unë do të doja ta përdor këtë forum për të shprehur dëshirën tonë për të kontribuar në misionet ndërkombëtare dhe operacionet e drejtuara nga BE-ja. Dhe ne, si qeveri do të ndërmarrim hapat e nevojshëm përpara për të arritur këtë qëllim”.

    Në përmbyllje të fjalës së tij, ministri Quni theksoi rëndësinë e ndihmës dhe përkrahjes nga vendet evropiane për të realizuar këto qëndrime dhe objektiva, që do të ishin jo vetëm në të mirë të sigurisë së Kosovës, vet Evropës dhe sigurisë së përgjithshme.

    “Si përfundim, unë do të doja të ritheksoj se Kosova e konsideron këtë forum si një platformë të vlefshme për rritjen e partneriteteve dhe nxitjen e procesit të integrimit Euro-Atlantik, dhe unë do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi për të kërkuar mbështetjen tuaj për Republikën e Kosovës”./

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Argjentina mblodhën këtë të enjte në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një takim të ministrave...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste. Ata konsideroheshin armiq të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë i shqetësuar” nga ngjarjet në Bejrut. Në një postim në...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kosovës padyshim që ishin Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos kërkojnë konfrontim me Moskën, duke thënë se kjo do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.