×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK tregon për gjendjen shëndetësore të policit të plagosur

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Në mëngjesin e hershëm të së premtes është plagosur një polic i Kosovës. Ai kishte ndërhyrë në një nga grabitjet që ndodhi në mëngjesin e hershëm në një nga bankomatat që gjendet në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

    Gjendja shëndetësore e policit tani është e mirë dhe pas ndihmës emergjente të dhënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është liruar për në shtëpi. Kështu bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

    “Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi”, tha Fazliu.

    Ndërkohë që rruga e cila e cila të shpinte për në “Veternik” tani është liruar për qarkullim, pasi që shkak i ngjarjes ishte bllokuar për qarkullim.

    Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar  se shtënat me armë zjarri kanë ndodhur derisa të dyshuarit për grabitje ishin duke ikur nga kapja e policisë.

    “Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tregoi Borovci.

    Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

    Kujtojmë që kohë më parë po në të njëjtën orë kishte ndodhur një grabitje në bankën BKT që gjendet në Rrugën “B” në Prishtinë.

    Në këtë rast grabitësit kishin përdorur eksploziv, e ku gjatë ikjes kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rojës, fatmirësisht ai nuk ishte lënduar.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Ekrem Hyseni, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Podujevë i ka dalë në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar paknaqësitë e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar rritjen e partisë si një...
    Lajme19 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri  e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është takuar javëve të fundit me Memli...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje me vendimet e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që ankesat...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të liderit të...
    Lajme19 Mars 2025
    Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës ku e kishte...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Kompanitë e armëve nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Turqia do të përjashtohen nga një nismë e re e financimit të mbrojtjes...
    Lajme19 Mars 2025
    Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britanisë së Kosovës ka organizuar një mbrëmje, ku...
    Lajme19 Mars 2025
    I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdoi dhënien e mbrojtjes. Ai mohoi se e ka njohur tani...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.