Numër i madh i qytetarëve të dielën kanë kaluar ditën në parkun Taukbahçe, pas mbylljes së restoranteve e qendrave tregtare nga Qeveria si masa për parandalimin e përhapjes së Covid -19, raporton Front Online.
Edhe pse në ambient të hapur kishte grumbullim në numër të lartë të njerëzve në hapësira të vogla.
Shumica e qytetarëve shiheshin që ishin në prani të familjarëve dhe me fëmijët e tyre, kurse disa të tjerë ishin pensionistë që luani shah ose shëtitshin në këtë ditë vikendi.Por, përveç në parqe të qytetit numër i madh i kosovarëve të shtunën dhe të dielën kanë vendosur që fundjavën ta kalojnë në Shqipëri. /Front Online/