Dy kërkesa ia drejtoi Qeverisë.
Për njërën, atë të trajtimit të ujit të pijes, mori përgjigje pozitive, shkruan Front Online.
E për tjetrën, atë të trajtimit të ujërave të zeza, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, akoma jo.
Arsyen ky e lidh me koston që i dallon të dyja projektet, realizimi i të cilave, siç thotë ai, është i rëndësishëm për qytetarët e komunës që udhëheq.
“Përgjigja për projektin për trajtimin e ujit të pijes është pozitive. Kushton gjysmë milioni. Për trajtimin e ujërave të zeza jemi në pritje se është me i shtrenjtë projekti. 12 milionë e 900 mijë euro është ky projekt. Është kërkesë e jona e patjetersueshme”, u shpreh ai për Front Online.