Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, e ka miratuar një pjesë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike në vlerë prej 10 milionë euro, si mbështetje për likuiditetin familjar, raporton Front Online.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kjo do t’iu mundësojë shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta.
“Përmes këtij vendimi Ministria e Financave propozon ndarjen e 10 milionë eurove, për mbështetjen e Likuiditetit familjar”, tha Murati.