Nga sot masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës kanë hyrë në fuqi, ku hapësirat publike për 11 ditë do të jenë të mbyllura.
E për këtë, Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi duke shprehur pakënaqësi ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku shihen pamje nga bufeja e qeverisë, dhe shihen një numër i konsiderueshëm i njerëzve, të cilët janë ulur nëpër karriget e bufes e po shërbehen me pije e ushqim.
“Përderisa Gastronomia është mbyllur, Ka kush na zëvendëson: Byfe-ja e Qeverise së Kosoves”, ka shkruar në mbishkrim të videos Kllokoqi.
Po ashtu, në mesin e masave të reja, përmendet që puna, tubimet i lejohen Qeverisë e Kuvendit të Kosovës, por nuk përmend se duhet të punojë edhe bufeja në këto institucione./Front Online