×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi: Nëse Asociacioni kushtëzon anëtarësimin në KiE, sfidë e madhe

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, është deklaruar rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe presionit të ndërkombëtarëve për Asociacionin.

    Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim, por që vendet anëtare të Këshillit të Ministrave nuk janë të obliguar që ta respektojnë këtë rekomandim.

    “Sipas raportit të Bakojanis, Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në KiE por vendet anëtare të Këshillit të Ministrave nuk janë të obliguar që këtë rekomandim ta respektojnë në tërësi”, thotë ai.Arifi vlerëson se Qeveria është tejet jotransparente sa i përket kushtëzimit të disa shteteve për dërgimin e draftit të Asociacionit në Kushtetuese.

    “Zërat se disa nga vendet anëtare e kanë kushtëzuar këtë proces me dërgimin e draft statutit në Kushtetuese janë evidente por Qeveria e Kosovës është tepër jotransparente në këtë proces dhe gjithçka kuptohet nga qëndrimet e ambasadorëve të vendeve anëtare në intervista e asgjë nga qeveritarët”, thekson ai për Gazeta Blic.Ish kryenegociatori shton se fshehja e informacioneve nga Qeveria është e pandershme, pasi anëtarësimi në KiE është për Kosovën.
    “Qeveritarët flasin veç si duhet me qenë por i mbajnë sekret kërkesat e vendeve anëtare dhe kjo është një praktikë shumë e keqe. Anëtarësimi në KE është për Kosovën e jo për Qeverinë dhe fshehja e informacioneve është shumë e pandershme”, potencon Arifi.Ai po ashtu thotë se “nëse ka me të vërtetë kërkesa të tilla zyrtare, atëherë anëtarësimi sigurt është i sfiduar”

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e popullsisë në Republikën e Kosovës i cili kishte filluar me 5 prill të këtij viti. Për...
    Lajme17 Maj 2024
    Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë, në partneritet me Policinë e Kosovës, mbajti kursin Hetimet...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare. Konkursi do...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri, Albin Kurti, dhe kryediplomatja, Donika Gërvalla, janë bashkëfajtorë për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës, sipas deputetes së Lidhjes Demokratike...
    Vip17 Maj 2024
    Roza Lati është ndër banoret më të komentuara të momentit. Ajo me nënën e saj Rita Lati ishin të ftuara në emisionin...
    Sport17 Maj 2024
    Liga Premier thuhet se mund të prezantojë dy ndryshime të mëdha rregullash që lidhen me gjyqtarët, përpara votimit për të ardhmen e...
    Sport17 Maj 2024
    Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Pa dyshim, e tërë vëmendja është të shtunën...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Ambasadori i Rusisë në Britani, Andrei Kelin e ka përshkruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar si një pjesëmarrëse de fakto në luftën...
    Vip17 Maj 2024
    Harry Styles dhe Dua Lipa janë në mesin e një numri të famshmish që shfaqen në edicionin e parë të listës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.