×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti ndalon punëtoritë jashtë Republikës së Kosovës

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për ndalimin e organizimit të punëtorive jashtë vendit nga të gjitha ministritë dhe agjencitë ekzekutive, e të cilat kanë të bëjnë me aktivitete mbi hartimin, punimin apo diskutimin e dokumenteve qeveritare, përfshirë strategjitë, koncept-dokumentet, projekt-aktet normative, dokumentet planifikuese dhe të ngjashme.

    Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, tha se përmes këtij vendimi synohet racionalizimi i shpenzimit të parasë publike, ku mjetet buxhetore të Qeverisë dhe ato të organizatave të huaja mbesin në tregun e Kosovës, duke krijuar mundësi shtesë për ekonominë e vendit, veçanërisht për gastronominë dhe hotelerinë.

    Krasniqi: Ndalohet mbajtja e punëtorive jashtë Kosovës

    “Me qëllim racionalizimit të shpenzimeve të parasë publike, në respektim të kufizimeve të situatës së pandemisë dhe stimulim të ekonomisë vendore konkretisht të sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë ne propozojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës me këtë vendim të ndalojë mbajtjen e punëtorive jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Ky veprim është në përputhje edhe me programin për rimëkëmbje ekonomike, nëpërmes të cilit do të siguroheshin që paratë e buxhetit dhe organizatat, donatorët të përfundojnë në tregun vendor, veçanërisht këta dy sektorët që i përmenda…Krahas kësaj ndalese, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ky vendim do ta autorizojë Ministrinë e Financave që të caktojë edhe tarifat e shpenzimit ditor, para xhepi që quhen dhe kriteret tjera për punëtoritë që organizohen brenda Kosovës”, tha ai.

    Lidhur me këtë vendim ka pasur reagime brenda kabinetit qeveritar, ku kryeministri Avdullah Hoti, duke iu drejtuar zëvendësministrit Krasniqi, tha se është ekonomist dhe dëshiron ‘t’i lë krejt brenda vendit’.

    Hoti: Ekonomist, dëshiron t’i lësh paratë krejt brenda

    “Ekonomist donë me e lanë krejt brenda”, tha ai.

    Ndërsa, ministri i Bujqësisë Besian Mustafa, tha se si ministri në Parkun nacional Blinaja kanë salla të takimeve ku mund ato mund të zhvillohet, por ka nevojë për investime të vogla shtesë. /M.Duraku/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.