×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti i përjashtoi nga Pako e dytë Emergjente, zjarrfikësit tregojnë kërkesat e tyre për 2021

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Zjarrfikësit janë përballur me mjaft sfida edhe gjatë periudhës së pandemisë në vendin tonë.Kryetari i Shoqatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka ka folur rreth vështirësive që zjarrfikësit kanë pasur gjatë vitit 2020.

    “Gjatë pandemisë na ka përcjell e njëjta situatë si edhe institucionet e tjera, mirëpo për zjarrfikësit vështirë ishte problemi i organizimit dhe përkujdesjes institucionale, që askush nuk është interesuar për mbarëvajtjen e angazhimit në kohë pandemie, sigurimi i pajisjeve mbrojtëse, dezinfektimi dhe testimi i zjarrfikësve për Covid. Zjarrfikësit e kanë kaluar këtë kohë me mjaft shumë vështirësi, pasi që nuk kanë pasur përkrahje as nga niveli qendror e as nga ai lokal, andaj ka pasur kujdes minimal ndaj kësaj kategorie”, ka thënë Beka.

    Ai ka thënë se koronavirusi nuk ka kursyer as zjarrfikësit, ku ka pasur dhjetëra raste pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

    Tjetër sfidë për zjarrfikësit gjatë pandemisë ka qenë edhe gjendja financiare, ku Beka ka thënë se ende ka diskriminime ndaj zjarrfikësve nga institucionet.

    “Zjarrfikësit në fillim ishin në pakon emergjente ku përfituan edhe shërbimet e tjera si shëndetësia e policia, mirëpo në pakon tjetër, zjarrfikësit u përjashtuan pa asnjë arsye dhe padrejtësisht së bashku me policët (përpos atyre që kanë qenë në teren), duke pasë parasysh punën e vështirë që bëjnë zjarrfikësit, por që ende janë pa përkujdesje institucionale pasi që askush nuk kujdeset për këtë kategori. Ja vlen të ceket, zjarrfikësit janë kategoria që kanë pagën më të ulët në nivel vendi, nuk kompensohemi për ndërrimet e natës, për festat shtetërore dhe fetare e as për orët jashtë orarit”, ka thënë Beka për Portali.info.

    Ai ka thënë se kërkesat e zjarrfikësve nuk dallojnë nga ato të vitit 2020.“Kërkesat e zjarrfikësve edhe në vitin 2021 janë të njëjtat si edhe vitet qe lam pas, kërkesa të pa plotësuara me dekada, kërkesat e zjarrfiksëve janë:

    1.Të zgjidhet Statusi juridik për zjarrfikës, Të definohen kompetencat menaxhuese në mes të AME/MPB dhe Komunave.

    2. Të nivelizohet koeficienti i zjarrfikësve në nivel të Komunave dhe të ngritet në vlerën 6-të, tash në disa Komuna 4.83 dhe në disa Komuna 5.5.

    3. Të nivelizohet rrezikshmëria në punë me Policinë,

    4. Të sigurohen pajisje dhe mjete për punë.

    5. Të kompensohen ndërrimet e natës, festat dhe orët jashtë orarit, të vetmit janë zjarrfikësit qe nuk kompensohen.

    6. Të bëhet sigurimi shëndetësor, duke pas parasysh punën e rrezikshme që bëjnë zjarrfikësit dhe duhet cekur se edhe lëndimet në vendin e punës që pësojnë zjarrfikësit, kompensimet për shpenzime mjekësore i kryejnë vetë me buxhetin e varfër të tyre.

    7. Numri i zjarrfikësve në nivel vendi është shumë i vogël, jashtë çdo kriteri duhet të jenë një zjarrfikës në 1500 banorë dhe brengosëse është edhe mosha mesatare që është mbi 48 vjet.

    8. Sigurimi i shujtës, për shkak të specifikave të punës dhe vështirësive gjatë punëve në teren”, ka thënë Beka.

    Beka ka thënë se tash e një dekadë zjarrfikësit kanë ngritur zërin për padrejtësitë që bëhen ndaj tyre nga institucionet lokale dhe qendrore, andaj edhe shpreson për përmirësimin e këtyre kushteve gjatë vitit 2021.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Të tjera
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.