×
  • Ekonomi
  • Banka

    Qeveria hesht për pagën minimale

    FrontOnline
    09 Tetor 2022

    U nis me hallakamë, por po vazhdon në heshtje. Projektligji për Pagën Minimale nuk po përmendet fare, as pas afër katër muajve prej kur u miratua në parim. Për nismën që e bën rrogën më të vogël në Kosovë 250 euro, nuk është gjetur ende zgjidhje, që të sillet në Kuvend për miratim, me apo pa kërkesat që kaq të bëhet edhe pensioni i veteranëve të luftës.

    Organizatat e kësaj kategorie dhe qeveria s’janë pajtuar për këtë temë, as pas disa tentimeve. Të parat duan rritje të pensionit, teksa kanë kundërshtuar ofertat e qeverisë për hartimin e ligjit që nis verifikimin e listave të veteranëve dhe mundësimin e punësimit të tyre.

    Nëse draftligji i njëjtë shkon sërish për votim, OVL thotë se skenari i qershorit mund të përsëritet. Emin Lati nga OVL-UÇK në Skënderaj tha për Klan Kosova se në lexim të dytë, sërish do të protestojnë para Kuvendit, nëse nuk përfshihen në projektligj.

    Nëse do të veprojë njëjtë, opozita s’ka vendosur ende. Por Ferat Shala i Partisë Demokratike thotë se s’ka ndryshuar qëndrimi që paga minimale të jetë më e lartë. Sipas tij, ky draft nuk i përgjigjet situatës aktuale me inflacionin.

    Kjo nismë do të duhej të vihej në rend para Projektligjit për Paga, vlerëson ekonomisti Mustafë Kadriaj, pasi koeficientet bazohen në pagën minimale.

    Projektligji që rrit pagën minimale në 264 euro bruto për punëtorë, kaloi në parim më 14 qershor, nën pengesa të shumta brenda e jashtë kuvendit. Paga aktuale më e vogël është 170 euro.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, 26...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Xheneta kanë vazhduar përplasjen e tyre mes vete për qasjen ndaj Drilonit. Xheneta e akuzonte Sarën për mosguxim të përballet...
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Vip15 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj sot në Instagram ka publikuar një fotografi me të birin e saj. Krahas kësaj fotografie, Xhensila ka...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë bërë bashkë duke kënduar njëzëri. ‘Vëllai i Madh’ u...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.