×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e përmirëson njoftimin, s’ka dhënë dorëheqje Bordi por një zyrtar

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Qeveria e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media në faqen zyrtare të kryeministrisë ka bërë sot të ditur se ka dhënë dorëheqje Bordi i Telekomit të Kosovës që ishte emëruar në korrik të këtij viti nga kryeministri Avdullah Hoti.

    Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës i emëruar nga Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka dhënë sot dorëheqje. Kështu të paktën është bërë e ditur përmes një njoftimi të dhënë nga Qeveria, e që është publikuar në faqe të kryeministrisë.

    Aty shkruhej se Hoti e ka pranuar me shqetësim dorëheqjen e Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, në një situatë të vështirë financiare të kësaj ndërmarrjeje publike të rëndësisë strategjike për vendin.
    “Qeveria e Republikës së Kosovë nuk e mirëpret aspak këtë veprim të Bordit të Telekomit. Vërejtjet e ngritura edhe nga Sindikata e Telekomit janë shqetësuese për Qeverinë si aksionar. Qeveria është e vendosur që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje me rëndësi strategjike për vendin. Prandaj, në cilësinë e aksionarit, Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të ndaluar veprimet e tilla dhe për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës”, citohet të ketë thënë Hoti.

    Megjithatë, ky njoftim është ndryshuar pak më vonë, për t’u hequr pjesa e dorëheqjes. Rrjedhimisht, ka mbetur e paqartë nëse ky është ndonjë gabim teknik nga ana e zyrtarëve të qeverisë.

    Në njoftimin e përditësuar tashmë në faqe të kryeministrisë shkruan se Hoti i ka pranuar me shqetësim veprimet e Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, në një situatë të vështirë financiare të kësaj ndërmarrjeje publike të rëndësisë strategjike për vendin.

    “Qeveria e Republikës së Kosovë nuk e mirëpret aspak këtë veprim të Bordit të Telekomit. Vërejtjet e ngritura edhe nga Sindikata e Telekomit janë shqetësuese për Qeverinë si aksionar. Qeveria është e vendosur që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje me rëndësi strategjike për vendin. Prandaj, në cilësinë e aksionarit, Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të ndaluar veprimet e tilla dhe për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.