×
  • Opinione
  • Opinione

    Qeveria e mbyllur sa i përket opinioneve ligjore

    Ardian Bajraktari
    14 Nëntor 2024

    Shkruan: Ardian Bajraktari

    Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar Rregulloren (QRK) – Nr.17/2024 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo rregullore është miratuar në mbledhjen e 206- të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me Vendimin Nr. 04/206, të datës 21.5.2024, kurse e njëjta është publikuar në Gazetën Zyrtare, me datë 21.6.2024.

    Sa i përket çështjes së opinioneve ligjore, kjo çështje ka qenë e rregulluar me nenin 21 (Detyrat dhe përgjegjësitë e departamenteve ligjore), paragrafi 1.4, të Rregullores 13/2013, për Shërbim Ligjor Qeveritar, nen i cili përcaktonte se Departamenti (Ligjor) ka detyrat dhe përgjegjësit si në vijim:… 1.4., Jep opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë përkatëse. Pra, me këtë dispozitë çështja e kërkesës dhe rrjedhimisht dhënia e opinioneve, kryesisht në formë sqarimi për palët nuk ka qenë e kufizuar.

    Çka ka ndodhur?

    Me rregulloren e re të punës së Qeverisë, gjegjësisht nenin 117, është shfuqizuar, ndër të tjera edhe Rregullorja 13/2013, për Shërbim Ligjor Qeveritar, por për me shumë, me nenin 29, është rregulluar çështja e ofrimit të opinioneve, këshillave dhe sqarimeve ligjore, ku në paragrafin 1, të këtij neni, parashihet që në varësi të fushës së përgjegjësisë administrative, njësitë përkatëse për çështje ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe ministrive, ofrojnë opinione, këshilla dhe sqarime të nevojshme juridike me efekt sqarues të dispozitave ligjore në fuqi.

    Kurse paragrafi 2, i nenit 29, thekson se Zyrat ligjore nuk mund të japin opinione ligjore për institucione, organizata apo trupa që nuk funksionojnë e veprojnë brenda Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.

    Pra, zyrat/departamentet ligjore të ministrive, opinione ligjore me efekt sqarues të dispozitave ligjore në fuqi, nuk do të ofrojnë për institucione, organizata apo trupa jashtë Qeverisë.

    Pra, qytetarët dhe kushdo tjetër që nuk është në Qeveri, kurdo që ka nevojë për ndonjë sqarim, të ndonjë ligji, apo dispozite specifike ligjore, atë sqarim nuk do të mund ta marrë nga Qeveria e Republikë së Kosovës.

    Qeveria mbyllet për opinione/sqarime ligjore, pse?

    Nga Rubrika
    Opinione24 Janar 2025
    Burimi: The Guardian (titulli origjinal: Israel’s leaders committed genocide in Gaza and must pay for it. Their political and media allies must...
    Opinione23 Janar 2025
    Burimi: The Guardian. Nga Simon Tisdall: Shfaqja sfiduese e luftëtarëve të armatosur rëndë të Hamasit, gjatë dorëzimit të tri pengjeve izraelite të...
    Opinione22 Janar 2025
    Nga: Shenoll Muharremi Ka një dallim të thellë mes frymës zgjedhore në vitin 2021 dhe tani në 2025. Në zgjedhjet e kaluara,...
    Të tjera
    Lajme28 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në fshatin Mramor të Prishtinës, ku është pritur nga një...
    Zgjedhjet 202528 Janar 2025
    Elmi Reçica, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës në Shtime, së bashku me...
    Lajme28 Janar 2025
    Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin CONTEXT në ATV, ku gazetari Leart Hoxha sfidoi ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve,...
    Lajme28 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet në tubimet elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo ku po përmendet në...
    Lajme28 Janar 2025
    Aleanca Veriatlantike ka shprehur mbështetjen për emisarin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen. Përmes një reagimi...
    Zgjedhjet 202528 Janar 2025
    Idriz Vehapi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kujtuar heronjtë e rënë në protestën e 27 janarit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.