×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës sfidon gjyqësorin në rastin e Rashit Qalajt

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim me të cilin ia ka ndaluar Qeverisë së Kosovës të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës (PK).

    E ndaj këtij vendimi ka bërë ankesë Qeveria e Kosovës, duke kërkuar që të aprovohet ankesa e tyre, apo të refuzohet si e pabazuar kërkesa e ish-drejtorit të PK-së, Rashit Qalajt.

    Në mesin e kërkesave në ankesën e Qeverisë Hoti është edhe përjashtimi i gjyqtares Saranda Bogaj-Shegremeti, duke kërkuar që lënda t’i ndahet një tjetër gjyqtari.

    “Betimi për Drejtësi” ka siguruar ankesën e Qeverisë Hoti ku kërkohet që kolegji i Gjykatës së Apelit të Kosovës të aprovojë si të bazuar ankesën e ushtruar nga përfaqësuesi i autorizuar i kundërshtarit të propozimit, Qeverisa e Republikës së Kosovës- Zyra e Kryeministri apo që të konstatojë se aktvendimi i atakuar përfshihet në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore.

    Tutje në ankesë është kërkuar nga kolegji i Gjykatës së Apelit të Kosovës të ndryshojë aktvendimin e goditur, apo ta refuzojë kërkesën e propozuesit të sigurimit Rashit Qalajt, ish-drejtorit të Policisë së Kosovës.

    Sipas ankesës së Qeverisë Hoti, në alternativë të këtyre ka kërkuar që të prishë aktvendimin e goditur, të kthejë çështjen në rivendosje në Gjykatën e shkallës së parë apo të përjashtojë gjyqtaren Saranda Bogaj-Sheremeti, duke kërkuar që lënda t’i ndahet një tjetër gjyqtari.

    Ndryshe, më 3 dhjetor Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim me të cilin ia ka ndaluar Qeverisë së Kosovës të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Një vendim të tillë, gjykata e ka marrë pasi që ka aprovuar si të bazuar propozimin për caktim të masës së sigurisë që ishte propozuar nga ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

    “Caktohet masa e sigurimit ashtu që i ndalohet kundërshtarit të sigurimit, Qeverisa e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Prishtinë – Ministria e Punëve të Brendshme që të vazhdon procedurat e rekrutimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës sipas konkursit të datës 18.10.2020, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore me aktgjykim të formës së prerë” , thuhej në aktvendimin e gjyqtares Saranda Bogaj-Sheremeti, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

    Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, më 24 nëntor 2020, kishte kërkuar nga gjykata që të caktojë masën e sigurisë ashtu që t’i ndalohet Qeverisë që të vazhdoj me procedurat e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Kjo pasi sipas Qalajt, vendimi për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit të Policisë ka qenë në kundërshtim me ligjin.

    Kërkesën e Qalajt e kishte kundërshtuar Qeveria, e cila kishte theksuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurisë në këtë rast.

    Duke vendosur për kërkesën e Qalajt, gjykata ka gjetur se i njëjti e ka bërë të besueshme ekzistimin e të drejtës subjektive të tij.

    Sipas gjykatës, vendimi i nxjerrë nga Qeveria për shkarkimin e Qalajt është në kundërshtim me nenin 86 të Ligjit të Punës, përkatësisht paragrafin 3 të nenin ku thuhet se “Vendimi i punëdhënësit duhet të bëhet me shkrim duke theksuar arsyetimin dhe këshillën për mjetet juridike ndaj masave të shqiptuara”.

    Sipas gjykatës, Qeveria e kishte lënë Qalajn në mos dijeni lidhur me shfrytëzimin e mjeteve juridike, duke i mohuar të drejtën për ankesë.

    Në vazhdim të vendimit të saj, gjykata cek edhe nenin 32 të Kushtetutës e cila ia garanton të gjithëve të drejtën për mjete juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Tutje, në vendimin e gjykatës thuhet se nuk mund të themelohet një marrëdhënie e re pune, përkatësisht për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Kosovës, derisa shkarkimi i Qalajt ishte bërë në kundërshtim me ligjin.

    Në fund, gjykata thekson se në rastin konkret janë plotësuar në mënyrë kumulative të dy kushtet që duhet të plotësohen për caktimin e masës së sigurisë, të parapara me nenin 297 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, siç janë, ajo se propozuesi duhet të bëj të besueshme ekzistimin e kërkesës dhe të drejtës subjektive të tij dhe ajo se ekziston rreziku që pa caktimin e masës së tillë do të mund të pamundësohej apo vështirësohej dukshëm kërkesa në fjalë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.