×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës përplaset me BE-në për atë se çfarë duhet të shërbejë Asociacioni

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Bashkimi Evropian ka bërë një reagim të ashpër ndaj Kosovës pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës për mbylljen e bankës postare të Serbisë në Veri të Republikës së Kosovës.

    Konstatimi i BE-së se statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të përkrahura nga Serbia parashihet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe në ndërlidhshmëri me themelimin e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe ka nxitur edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës.

    Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Perparim Kryeziu, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në “X” duke thënë se një sugjerim i tillë i BE-së se zgjidhja e problemeve me strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë është i ndërlidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është një prezantim shtrembërues i asaj se çfarë ishte menduar të ishte Asociacioni.

    Kreyziu ka thënë se Asociacioni s’është menduar që të ishte një ombrellë për legalizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.

    “Sugjerimi i BE në deklaratën e saj sot – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen me / dhe të zgjidhen në lidhje me Asociacionin – është një paraqitje mashtruese e asaj që Asocaicioni ishte menduar ndonjëherë të ishte. Së pari, nuk është një ombrellë për legalizimin e strukturave të krijuara në mënyrë të paligjshme dhe të njëanshme”, ka shkruar Kryeziu./

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Qershor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprimtarit të kësaj partie, Enver Malokut, Havës. Abdixhiku tha se...
    Lajme21 Qershor 2024
    Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë...
    Lajme21 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Hamburg të Gjermanisë, e ka vizituar objektin e ri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Qershor 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ishte pjesëmarrës në takimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian...
    Sport21 Qershor 2024
    Austria ka arritur të marrë tri pikët e para në këtë edicion të “EURO 2024”. Kombëtarja austriake triumfoi ndaj Polonisë me shifrat...
    Vip21 Qershor 2024
    Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli, kanë pasur një përplasje mes tyre, e cila shkoi deri aty sa dyshja të ofendonin...
    Lajme21 Qershor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira. Aliu përmes...
    Bota/Rajoni21 Qershor 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot në Austri Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të...
    Sport21 Qershor 2024
    Janë publikuar formacionet zyratre të ndeshjes Holandë – Francë. Trajneri i ”gjelave” Didier Deschamp ka shuar dilemat rreth Kylian Mbappes, ku ylli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.