×
  • Lajme
  • Lajme

    Qerkini: S’ka transparencë në gjykimin e ish-krerëve në Hagë, kohëzgjatja e paraburgimit është shqetësuese

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Me mbarëvajtjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, nuk janë shprehur të kënaqur avokatët e akredituar të Speciales.

    Avokati Artan Qerkini thotë për Front Online se s’ka transparencë në proces.

    Ai deklaroi se gjykimi po vonohet si shkak i numrit të madh të dëshmitarëve.

    “Procesi është i ngadaltë për shkak të numrit të lartë të dëshmitarëve jo për dinamikën e gjykimit. Procesi po vazhdon të jetë jo transparent, nëse shumica e seancave gjyqësore janë seanca private ku publiku nuk ka qasje nuk mund t’ia krijojë një përshtypje se çfarë po ndodh me procesin dhe çfarë dëshmi po japin dëshmitarët”, u shpreh Qerkini.

    Me kohëzgjatjen e paraburgimit nuk po pajtohet avokati Qerkini.

    Sipas tij, masa ndaj ish-krerëve të UCK-së është dashur të zbutet.

    “Kohëzgjatja e paraburgimit është shqetësuese më shumë se tre vite të pandehurit janë në paraburgim masa nuk është zbutur edhe pse standardet ndërkombëtarë kërkojnë që me kalimin e kohës masa të zbutët deri në një vendim final të gjykatës”, deklaroi Qerkini.

    Nuk dihet se sa mund të zgjatë procesi në Hagë, thotë avokati i akredituar nga Specialja.

    “Është vështirë të prognozohet se sa mund të zgjasë ky proces, nuk dihet mbrojtja sa dëshmitarë do t’i ftojë pasi prokuroria ta përfundojë rastin e tij”, theksoi Qerkini.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.