×
  • Lajme
  • Lajme

    Qerkini pas deklaratave të serbëve për të pagjeturit: Politikanët nuk reaguan sa duhet

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur në Prishtinë ka reaguar pas deklaratave të disa zyrtarëve shtetëror nga Serbia se kushdo që din rreth të zhdukurve nga serbët nuk duhet të tregojë.

    I ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, Qerkini i quan skandaloze këto deklarata.

    “Si e kanë ndjerë vetën dhe çfarë emocione kanë në shpirt kur një njeri udhëheq 7 milionë njerëz dhe flet gjëra skandaloze të cilat si thuhet “nuk hanen me kurgjo”, si mundet një familjar të përpinë këtë dhe mos të thotë se është skandaloze përveç skandalizimit dhe provokime jashtëzakonisht të mëdhaja për këtë kategori e cila sot e kësaj dite kanë mbetur në rrugëkryq pra personat e pagjetur”.

    “Nuk flitet sa duhet dhe nuk flitet për të mirën e familjarëve, nuk punohet në vepër ashtu si edhe siç flitet në letër edhe atyre jua kanë çelë gojën mjerisht me fol këso gjërash edhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk reagon”.

    Qerkini mes tjerash thotë se as politikanët nga Kosova nuk kanë reaguar sa duhet pas këtyre deklarimeve.

    “Nuk kanë reaguar as politikanët tanë sa duhet në deklaratën skandaloze të tij, nuk është i vetmi ky – ky ka probleme me vetveten dhe tutet se nesër i thonë vet familjarët serbë se ti e din se ku janë (të pagjeturit) e ne prej teje nuk kemi guxu deri sot me tregu – e sot nuk po dojmë me të pyet sot dojmë me tregu”.

    “Deri këtu kanë me ardh familjarët me i thënë ndërsye edhe Stankoviqit”.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur Turneun e Ndryshimit në Prishtinë e që do të vazhdojë edhe në 10 qytete tjera të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së Jehona Lushaku – Sadriu, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për sektorin e arsimit. Ajo...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica – Xhelili, ka pasur një ‘mal’ me kritika ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, sa i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot në Kuvend se projektbuxheti i vitit 2025 është frymëzues për ekonominë...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zafir Berisha do t’ia mësyjë sërish garës për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Kryetari i partisë, Fatmir...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Togu i inxhinjerisë i KFOR-it italian, që është pjesë e Komandës Perëndimore, ka kryer punime tokësore dhe nivelim në një zonë në...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Profesori Daniel Server nga Universiteti ”Johns Hopkins”, ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin që mund të ketë fitorja e Donald Trump-it...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës nga ora 19:00 do të fillon ‘Tubimin e Ndryshimit’, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Në këtë tubim masiv,...
    Kronika07 Nëntor 2024
    Një 37 vjeçar është vrarë sot në Gjilan në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”. Ai është gjetur i vrarë skaj rrugës. Tashmë Policia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.