×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Këta janë dy të dyshuarit për vrasj’en e 37 veçarit në Gjilan

    FrontOnline
    07 Nëntor 2024

    Një 37 vjeçar është vrarë sot në Gjilan në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.

    Ai është gjetur i vrarë skaj rrugës.

    Tashmë Policia e Kosovës, ka identifikuar dy persona të dyshuar për rastin.

    Gazeta online Reporteri.net ka mësuar emrat e dy personave të dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit.

    Burime brenda Prokurorisë së Gjilanit i kanë thënë gazetës se dy të dyshuarit janë Valmir Salihu dhe Florian Mitev nga Gjilani.

    Gjatë ditës zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se 37-vjeçari është gjetur i shtrirë në rrugë.

    Hashani tha se nga hetimet e para dyshohet se ky i fundit është qëlluar me armë zjarri dhe se ekipa nga emergjenca e spitalit të Gjilanit, ka konstatuar vdekjen e tij.

    “Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ‘Mërgimtarët e Gjilanit’ në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987 është qëlluar nga armë zjarri”, thuhet në përgjigjen e Hashanit.

    Po ashtu, ai tha se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, deklaroi Hashani.

    Lidhur me vrasjen e 37 veçarit është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se se gjatë ditës së sotme, më datë 7 nëntor 2024, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14h, një person është gjetur pa shenja jete.

    “Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, në natën që ndodhi sulmi në Ibër Lepenc mbajti një konferencë për media.Në atë konferencë, i pari...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Gjykata Speciale ka nisur një aksion arrestimesh mëngjesin e sotëm, i cili ka rezultuar me tre të arrestuar: Ish-kryetari i Malishevës, Isni...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor të kësaj kompanie. Në arsyetimin e publikuar nga “Trepça” thuhet se punëtori në...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për,...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, ka emëruar Jared Isaacmanin, miliarderin dhe aleatin e Elon Muskut për të drejtuar NASA-n. Isaacman,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Misioni i KFOR-it ka thënë se ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në kanalin i Ibër-Lepencit për të mbrojtur infrastrukturën kritike....
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Projekt-ligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç, sipas deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, ka për qëllim të mbrojë shëndetin...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Gjeneral brigade Ilir Qeriqi, së bashku me bashkëpunëtorët, ka vizituar Komandën e Mbrojtjes Territoriale të Gjermanisë, ku u prit nga stafi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.