×
  • Lajme
  • Lajme

    Qentë endacakë sulmojnë drejtorin e Neurologjisë, SHSKUK: Të gjithë jemi në rrezik, problemi të trajtohet me urgjencë

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, ka qenë cak i një sulmi nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së.

    Nga SHSKUK për Gazeten Express kanë thënë se i gjithë stafi i QKUK-së është në rrezik dhe se ka pasur edhe sulme të tjera që kanë kaluar me lëndime trupore, por që në raste kanë mundur të jenë edhe rrezik për jetën.

    “Fatkeqësisht, jo vetëm drejtorin e Klinikës së Neurologjisë, por kemi pasur disa raste të sulmeve edhe ndaj mjekëve të tjerë, infermierëve dhe stafit tjetër dhe përcjellësve të familjarëve”, kanë thënë nga SHSKUK.

    SHSKUK ka kërkuar që kjo problematikë të trajtohet me urgjencë nga organet kompetente.

    “Fatmirësisht rastet kanë pasur vetëm lëndime trupore, por që kanë pasur mundësi të kërcënojnë jetën. Ne ri apelojmë siç kemi shprehur apelin edhe në komunikata zyrtare që kjo çështje të trajtohet me urgjencë!”, thuhet në përgjigje.

    Nga ky institucion kanë thënë se në mënyrë të vazhdueshme në komunikimet që kanë pasur me Komunën e Prishtinës dhe institucionet kompetente kanë shprehur shqetësimin mbi kërcënimin që paraqet prania e qenve endacakë brenda oborrit të QKUK-së.

    “Si QKUK dhe ShSKUK, nuk kemi kompetencë ligjore  për trajtim të qenve endacakë, as për ndërmarrje të masave tjera, andaj i jemi drejtuar organeve kompetente duke paralajmëruar rrezikun”, thuhet në përgjigje.

    Sot portalimagazina.com ka publikuar fotografinë e drejtorit të Neurologjisë i cili është sulmuar nga qentë./GazetaExpress

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media në Ditën Botërore të Mësuesit ka thënë se mësuesi...
    Lajme05 Tetor 2024
    Një person, rreth 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrugë n “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Rastin për Front Online, e ka...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, dhe ai britanik Jonathan Hargreaves janë ngjitur në majën malore në malet e Sharrit të quajtur...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Tabela të mençura me informacione që tregojnë për vendparkimet e lira apo jo, tashmë janë të vendosura në disa rrugë të Prishtinës....
    Lajme05 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Këtë javë, Federata e Sindikatave e Shëndetësisë mbajti një konferencë për media, ku listoi disa shqetësime të...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij derisa ka folur në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën....
    Lajme05 Tetor 2024
    Një karrocë fëmijësh që u pa në rrugën “Ilir Konushevci” afër “Xhamisë së Llapit” në Prishtinë, fillimisht ngjalli dyshime se ajo është...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili është edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie,...
    Lajme05 Tetor 2024
    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinas, Izet Sadiku, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal, pasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.