×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Shpenzohen 800 € në ditë për ushqimin e qenve të Policisë

    FrontOnline
    21 Korrik 2022

    Ushqyerja e qenve të saj, Policisë së Kosovës për një ditë do t`i kushtojë 796 euro në ditë apo hiç më pak se 23 mijë e 880 euro për një muaj.

    Kaq është vlera e kontratës 30 ditëshe që ky autoritet e nënshkroi me “Eu1 Servis”, kompaninë të cilën e shpërbleu me tender më 15 korrik të këtij viti.

    Operatori ekonomik “Eu1 Servis” u përzgjodh si fitues për të sjell ushqim të terur për qentë në sasi prej 12 mijë kg, meqë ofertoi me çmimin më të lirë në mesin e pesë bizneseve sa konkurruan për këtë aktivitet prokurimi.

    “Eu1 Servis” ofertoi me një çmim prej 23 mijë e 880 euro. Konkurrentët e saj, të cilët i mposhti, nxorën çmime më të larta.

    “Crazy Pet” – 29880 euro, “Agrium” 44760 euro, “GeoGroup” 29400, “Ajani dhe Adami” 45000.

    Njëra nga këto kompani u ankua për rezultatin final, andaj kërkoi që Policia e Kosovës t`i përmirësonte disa specifika të tenderit, që pretendonte si bien ndesh me ligjin, saktësisht nenin 6 që flet për ekonomicitetin dhe efikasitetin.

    Autoriteti kontraktues, në këtë rast PK, e hodhi poshtë atë.

    “Bazuar ne aktivitetet tona mbi 20 vite të përvojës me QZ ne asnjëherë deri me tani nuk kemi pasur probleme te natyrave të cilat kompania në fjalë i ka specifiku në kërkesën e saj. Ndërsa kur bëhet fjalë për Nenin 6 te Ekonomiciteti dhe efikasiteti te LPP-së në të cilën thirret kompania, kostoja e kësaj formule të cilën e ka Ofrua OE ka kosto shumë të lartë në treg, ndërsa ne si njësi kërkuese e kemi vënë këtë formule që i përmbanë dhe i përmbushë vlerat ushqyese të nevojshme për QZ të njësisë dhe ka kosto më të ultë në treg”, thuhet në përgjigjen e Policisë ndaj OE.

    Autoriteti i rendit shprehet i bindur se ka kërkuar ushqimin e nevojshëm për qentë “policorë”.

    “Ushqimi te cilën ne e kemi kërkuar është i destinuar për qenë të rritur (prej 1 deri 7 vjeç) proteinat dhe yndyrat janë indikatorët qe e kategorizojnë kualitetin i cili varion sipas formulës dhe sasisë se vlerave ushqyese te nevojshme për qentë zyrtar”, thuhet tutje nga PK.

    Policia e Kosovës kishte zotuar afër 50 mijë euro për këtë tender.

    Qentë e këtij institucioni menaxhohen nga një njësit i quajtur “K-9”, i cili karakterizohet me qen të trajnuar në mënyrë profesionale, e që ka për qëllim luftimin e krimit dhe terrorizmit.

    Ky njësit operon në gjithë territorin e Republikës për intervenime të caktuara.

    Njësiti “K-9” është themeluar nga viti 2002 dhe i certifikuar një vit më vonë, fillimisht kishte vetëm 7 qen, të cilët ishin të trajnuar nga instruktorë të UNMIK-ut.

    Qentë i takojnë racave të ndryshme dhe janë të trajnuar në zbulimin e lëndëve narkotike, mjeteve të dyshuara eksplozive, armëve dhe të jenë të aftë të patrullojnë, gjurmojnë dhe të kapin persona të dyshuar.

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht thelbësor për integrimin e të...
    Lajme09 Prill 2025
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për refuzimin e ftesës së partisë së saj për takim me kreun e VV’së, Albin...
    Vip09 Prill 2025
    Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, mbrëmë vonë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në “Big Brother Vip Albania”. “Qëndro edhe pak...
    Sport09 Prill 2025
    Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Vëllaznimit me rezultat 71:69. Gjakovarët ishin më të mirë se kryeqytetasit në...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Qindra punonjës shpëtimi në Republikën Domenikane vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga shembja e çatisë në një klub nate në kryeqytetin,...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.