×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndron Kastrati tregon nëse do të lidh koalicion me ndonjë parti

    FrontOnline
    20 Tetor 2021

    Kryetari aktual dhe kandidati që synon të qeverisë edhe për një mandat nga PSD-ja me Kamenicën, Qëndron Kastrati, vlerëson se rezultati i zgjedhjeve lokale është i mirë.

    “Nëse i sheh vetëm si shifra ta jep përshtypjen se s’janë shumë por kur e sheh se me çka jemi ballafaquar veçanërisht me reformat në arsim është një rezultat shumë i mirë. Gjithsesi është e qartë pasi Gjykata Supreme ka thënë që kryetari i komunës ka të drejtë dhe jashtëligjshëm ministrja Nagavci ka ndërhy. Të gjitha veprimet i ka bërë vetëm për zgjedhje”.

    Kastrati tha se kundër kandidati Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është i duhuri për kryetar.

    “Çdo gjashtë muaj kemi bërë matje për të parë se ku jemi. Unë jam i bindur që LVV në Kamenicë ka bërë gabim me kandidatin që ka zgjedhur për Kamenicën, pasi s’ka maturinë dhe qëndrimin prej një kandidati dhe nuk ka pasur përvojën dhe pjekurinë që i duhet”.

    Tutje Kastrati theksoi se qysh sot do të kontaktoj me subjektet politike për të bërë koalicion teksa nuk specifikoi as emër e as parti konkrete për të udhëhequr në katër vjetët e ardhshme.

    “Jemi në fazën e analizës se cilat marrëveshje kishin me qenë frytdhënëse të gjithë kemi pas nevojë për 48 orë me reflektuar dhe nesër ose pasnesër do të kontaktoj të gjithë ata që mendojë se mund të bëhemi bashkë për të qeverisur në katër vitet e ardhshme.

    Subjekti nuk ka qenë i përfshirë as në fushatë, pasi kështu kanë vendosur.

    Në rrethana normale dhe që kam provuar në mandatin e kaluar mendoj se nuk duhet të ketë koalicione në nivel komunal. Qysh funksionojmë si Kosovë në skenën politike është pashmangshme pa bërë koalicione politike. Do të pajtohem me këtë mendësi dhe do të mundohem t’i sigurojë edhe numrat për kuvendin komunal. Do të kontaktoj të gjitha partitë politike”, deklaroi Kastrati në Klan Kosova.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Lajme26 Prill 2024
    Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke...
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...
    Kronika26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin)...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.