×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Qendra e Studentëve jep tender rreth 700 mijë euro për pastrimin e konvikteve

    Fatlum Berisha
    03 Korrik 2023

    Grupi i operatorëve ekonomikë “Beni” dhe “Krasniqi” është rekomanduar për kontratë në vlerë rreth 700 mijë euro nga Qendra e Studentëve, tash në muajin qershor.

    Tenderi parasheh pastrimin për tri vjetët e ardhshme të objekteve të këtij institucioni, i cili ofron strehim të përkohshëm për një grup studentësh që ndjekin ligjëratat nën ombrellën e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, raporton “Front Online”.

    Mirëmbajtja përfshin hapësirat brenda, si konviktet dhe ato jashtë, si oborrin. Këtu hyn edhe kujdesi për sallën 1 Tetori.

    Qendra e Studentëve kishte aplikuar procedurën e hapur për këtë aktivitet prokurimi.

    Garës ia mësyn gjashtë kompani, raporton “Front Online”.

    Me ofertën më të lirë të përgjegjshme prej 647 mijë eurove, kriter ky kryesor për dhënien e kontratës, konkuroi konsorciumi “Beni” dhe “Krasniqi”, duke u shpall fitues në fund.

    Çmimet e dy kompanive tjera, po ashtu të përgjegjshme, ishin më të shtrenjta, raporton “Front Online”.

    Bëhet fjalë për “AROMA PLUS”, e cila ofertoi me një çmim prej 662 mijë euro dhe Efa Dienstleistung me 694 mijë sosh.

    Tri kompanitë e tjera garuese u eliminuan, meqë s`plotësuan kritere të ndryshme të kërkuara në Dosjen e Tenderit.

    Tenderi ishte pezulluar disa herë nga Qendra e Studentëve pas ankesave të operatorëve të eliminuar tek Organi Shqyrtues i Prokurimit.

    Ky institucion i hodhi poshtë ankimimet e të gjitha kompanive të pakënaqura, raporton “Front Online”.

    Kësisoj, i mundësoi Qendrës së Studentëve lidhjen e kontratës me grupin e operatorëve ekonomikë, “Beni” dhe “Krasniqi”.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Të tjera
    Lajme31 Janar 2025
    Ushtarët turq të misionit të KFOR-it, kryen patrulla rutinë nëpër komuna të shumta në veri të Kosovës. Sipas një njoftimi nga ana...
    Lajme31 Janar 2025
    Prishtinë- Tomë Dodaj, i akuzuari i katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, pasi e pranoi fajësinë, është shpallur fajtor dhe...
    Zgjedhjet 202531 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Programi zhvillimor i LDK-së ‘Rruga e Re’...
    Zgjedhjet 202531 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa, ka ftuar qytetarët e Gjakovës që të marrin pjesë në tubimin madhështor të organizuar nga...
    Lajme31 Janar 2025
    Në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka...
    Sport31 Janar 2025
    Kombëtarja e Kosovës në futsall përballet sot kundër Francës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2026. Dardanët ishin mbledhur ditë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.