×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP thotë se nuk kanë pranuar asnjë ankesë për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut në PZAP

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e së dielës për kryetar të komunës së Podujevës dhe asaj të Mitrovicës Veriore, nuk kanë dorëzuar asnjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndonëse ka pasur paralajmërime për një gjë të tillë nga partitë politike.

    Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani, tha për KosovaPress se nuk kanë pranuar asnjë ankesë për zgjedhjet e të dielës.

    Ai thotë se si PZAP kanë qenë të gatshëm që të merren me ankesat eventuale të partive politike rreth procesit zgjedhor në të dy komunat, e mos paraqitja e ankesave sipas tij mund të merret si arsye se zgjedhjet kanë qenë të rregullta dhe të qeta.

    “Edhe pse kanë qenë të paralajmëruara një numër jo bash edhe i vogël i ankesave që lidhen me ditën e votimit ato nuk janë sjell në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ne si institucion kemi qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditës së diele edhe pse afati i ankesave subjekteve politike dhe kandidatëve të pavarur iu rrjedh prej orës 19 ditën e diel deri në orën 19 ditën e hëne. Ne gjatë gjithë ditës së diel kemi qenë në PZAP të gjithë stafi administrativ dhe paneli i gatshëm me u marr me ato ankesa, por nuk janë paraqitur. Kjo si duket është refleks i një konstatimi të përgjithshëm se këto zgjedhje kanë qenë të qeta dhe të rregullta”, tha ai.

    Megjithatë, ai thotë se ankesa nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e të dielës mund të ketë edhe gjatë fazës së numërimit të votave dhe pas shpalljes përfundimtare të rezultatit zgjedhor.

    “Kjo nuk do të thotë se në fazat e mëvonshëm, procedurat e mëvonshme nuk do të ketë ankesa. Përkundrazi, mund të ketë se kemi edhe fazën e mëvonshme që është faza e numërimit dhe faza e shpalljes përfundimtare të rezultatit zgjedhor ku mund të ketë ankesa. Ne si institucion jemi të gatshëm, jemi në gatishmëri, kështu që sa i përket neve nuk do të ketë asnjë problem për t’u marr me këto ankesa, për t’i shqyrtuar krejt me një qëllim që këto zgjedhje në fund të dalin të drejta, të rregullta, të pranueshme për të gjitha subjektet politike”, tha ai.

    Sylejmani bëri të ditur se është hera e parë që në një proces zgjedhor nuk ka pasur ankesa nga partitë politike që kanë marrë pjesë në ato zgjedhje.

    “Asnjëherë nuk ka ndodhur në një proces zgjedhor për zgjedhje komunale, se për zgjedhje të përgjithshme dihet, mos me pas ankesa. Kjo mund të jap disa konstatime që tani ka ndryshuar edhe kultura zgjedhore, zgjedhjet janë më të rregullta, janë më të qeta dhe si përfundim janë edhe të pranueshme”, tha ai.

    Të dielën në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës Veriore janë zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme për të zgjedhur kryetarin. Në Podujevë ka fituar kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi, ndërsa në Mitrovicën Veriore kandidati i Listës Serbe, Milan Radojevic./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sylejman Islami, i cili u përfol shumë sonte nëpër media, pasi zyrtari i LDK-së, doli me një video se ky i fundit...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes Adanan Rrustemi, thotë se plani i opozitës është që VV-ja mos t’i ketë 61 deputetë, në mënyrë që ky...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga Mozzik. Në librin e saj autobiografik që u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren...
    Lajme18 Nëntor 2024
    IPKO ka organizuar me sukses Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje e jashtëzakonshme që mblodhi mbi 400 pjesëmarrës...
    Sport18 Nëntor 2024
    Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Nënkryetari i të rinjve të AAK-së, Visar Dili, ka zhvilluar një protestë simbolike para Ministrisë së Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri...
    Vip18 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Xuxit të mos flas gjuhë tjetër pos shqipes. Kjo rrodhi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.