Luksi, shërbimi e arkitektura.
Mobilimi, pamja, ushqimi, e pastërtia.
Me një fjalë çdo element brenda e jashtë rrjetit të hoteleve, FAFA, është i përkryer deri në detaje.
Më i bukuri në shqiptari është Grand Blue Fafa.
Hoteli ofron mundësi pushimi “All Inclusive” për të gjithë pushuesit që zgjedhin Durrësin si destinacion këtë verë.
Ngjashëm edhe Fafa Mel dhe Fafa Premium.
Mikpritje fenomenale, kosovarëve u premton, pronari Fatos Cernishti, derisa u bën thirrje t`i shfrytëzojnë ofertat e “Sharr dhe Blue Travel”
“2020 ka qenë një vit i vështirë, po falë promovimit që i bëtë ju si media, por edhe bashkëpunimit me “Sharr Travel” qe një vit i suksesshëm. Sigurisht që edhe këtë vit do ta vazhdojmë të njëjtin bashkëpunim. Hotelet Fafa do të jenë në dispozicion të qyetarëve të Kosovës dhe do t`i rekomandoja që do te ishin me komod dhe do te merrnin çmime më të favorshme përmes “Sharr Travel” dhe “Blue Travel”.
Pronari i “Sharr Travel” thotë se çmimet që i ofrojnë janë pakrahasueshëm më të lira sesa të agjencioneve tjera.
“Realisht komplet FAFA mbi 2500 shtretër, ofron shërbime të “All Inclusive”, por në agjencionet turistike, i kemi jashtëzakonisht të favorshme, tepër të lira, sesa çmimet e pushuesve që vijnë nga vendet tjera. Viti 2020 ka treguar se Fafa i plotëson të gjitha kushtet”, vlerësoi Kurtishaj.
Edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri ka një ftesë për vendasit e tij.
“Gjithe shqiptarët le të pushojnë shqip. Edhe ata të Maqedonisë së Veriut. Edhe diaspora. Jemi një komb”, deklaroi Nait Hasani.
“Sharr Travel” është adresa juaj e sigurt për pushime të këndshme.
Rezervimin mund ta bëni tash në numrat:
038 / 610 – 015
049 / 610 – 015
046 / 610 – 015
044 / 542 – 029
029/ 224 – 016
Ose në faqen e Facebookut dhe atë të Instagramit të “Sharr Travel”.