Një punëtori të restorantit në fshatin Gushavc të Mitrovicës i është vjedhur ushqimi, pazari ditor prej 120 eurosh dhe dy telefona.
Policia e Kosovës njofton se atij iu vodhën mjetet derisa ishte duke i kryer disa porosi ushqimi kur dy persona të panjohur e të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës e kanë grabitur atë.
“Fsh. Gushavc, Mitrovicë 21.04.2023 – 01:20. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një restauronit, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditor në vlerë 120€ dhe dy telefona. Rasti është duke u hetuar”./Front Online