×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë protesta nëse nuk votohet Buxheti për vitin 2021

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, gjatë javës së kaluar u ka dërguar një letër U.D Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe krerëve të subjekteve politike për votimin Buxhetit për vitin 2021.

    Nga kjo Federatë kanë thënë për Express se do të ketë reagime, përfshirë këtu edhe protesta në rast se Buxheti për vitin 2021 nuk votohet.

    Përmes një letre dërguar U.D presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe krerëve të subjekteve politike në vend, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka kërkuar votimin e Buxhetit për vitin 2021, në të cilin do të parashihen edhe shtesat për punëtorët shëndetësorë.

    Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka paralajmëruar protesta dhe reagime tjera në rast se neglizhohen kërkesat e tyre.

    “Nëse e neglizhojnë situatën siç po kanë dëshirë, unë paralajmërojë protesta dhe reaksione shumë të këqija. Nëse nuk po duan të shohin mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë, pasojat do t’i bartin vetë”, ka thënë ai.

    Syla ka thënë se gjendja në shëndetësi është shumë e rëndë, andaj edhe Qeveria duhet ta ketë prioritet pandeminë.

    “Nëse ky trend vazhdon besoj që kjo Qeveri apo Qeveria e ardhshme duhet t’i thirrjen mendjes e të merren me pandeminë. Gjendja është shumë e rëndë”, ka theksuar ai.

    Përndryshe, Syla ka thënë se tashmë mbi 3 mijë punëtorë shëndetësorë janë infektuar nga COVID-19, derisa shumë prej tyre edhe kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

    Nga FSSHK-ja është thënë më herët se miratimi i Buxhetit konsiston në stabilitet ekonomik dhe se mos votimi i buxhetit për vitin 2021 mund të sjell pakënaqësi dhe reagime sociale.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në lidhje me vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke vuajtur për investime të huaja direkte dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.