×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët e arsimit në Viti nesër protestojnë para Qeverisë

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Punëtorët e arsimit nga komuna e Vitisë nesër nga ora 11:00 pritet të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

    Shkak për këtë hap është mosdalja e pagave për muajin shtator.

    Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Rrahman Jasharaj, kryetari i SBASHK-ut.

    “Dje isha për vizitë në komunën e Vitisë, ku bashkë edhe me shoqatat e tjera sindikale u takuam edhe me kryetarin Sokol Haliti, i cili dukej i shqetësuar lidhur me gjendjen. Pas diskutimeve ramë dakord që t’i japim kohë edhe sot institucioneve përkatëse për zgjidhjen e kësaj çështje. Derisa nesër nga ora 11:00 parashihet që të mbahet një protestë para Qeverisë nga punëtorët e sektorit të arsimit në Vitisë”, tha Jasharaj.

    Ai i bëri thirrje Qeverisë që të gjejë zgjidhje për pagat e mësimdhënësve vitias.

    “Pavarësisht gjendjes buxhetore të Vitisë unë iu bëj thirrje që të gjendet zgjidhje në të kundërten nga e hëna kam frikë se do të shkohet me masa sindikale siç është greva, ku pritet që edhe punëtorët e arsimit nga rajonet e tjera të solidarizohen me kolegët e tyre, me format dhe mundësitë që kanë”, shtoi ai.

    I pari i SBASHK-ut shtoi se është detyrë e institucioneve që të gjej zgjidhje për ta tejkaluar këtë situatë.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka organizuar “Kalendarin e Mamografit”, fushatë kjo për identifikimin...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të takimeve në Poloni, ka biseduar me diasporën shqiptare atje. Në një komunikatë...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se prona ku ndodhi shpërthimi i mbrëmshëm në veri, i takon ish...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Sot do të përurohet Klinika e re e Ortopedisë. Në përurim do të marrë pjesë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori...
    Lajme03 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ngjarjet e ditës: 3 tetor 2024 10:00 Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bënë emërimin e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbajë mbledhje Komisioni për Integrime Evropiane. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen tri projektligje që...
    Lajme03 Tetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vaksinimi kundër Gripit sezonal ka filluar në të gjitha Komunat e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka takuar Konsullen e Përgjithsjme të Shteteve të Bashkuara...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.