×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet raporti për sigurinë rrugore në Ballkanin Perëndimor, në vitin 2023 në Kosovë humbën jetën 106 persona në aksidente

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Është publikuar raporti i Komunitetit të Transportit – Siguria rrugore në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023.

    Komuniteti i Transportit i BE-së ka publikuar raportin dhe statistikat e aksidenteve me fatalitet për Ballkanin Perëndimor për vitin 2023, ku është përfshirë edhe Kosova.

    Policia e Kosovës në njoftimin e bërë për media thotë se situata është e pranueshme krahasuar me shtetet tjera, transmeton Telegrafi.
    “Në këtë raport falë angazhimeve, koordinimit ndërinstitucional dhe profesionalizmit është arritur të kemi një situatë të pranueshme krahasuar me shtetet tjera. Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

    Në raport theksohet se në vitin 2023, 1261 persona humbën jetën në aksidente rrugore në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një rritje prej 1.2% nga viti i kaluar.

    Në vitin 2023, në Kosovë kanë humbur jetën 106 persona në aksidentet që kanë ndodhur në komunikacion.

    Numër i madh i vdekjeve kanë ndodhur edhe në Shqipëri, ku 192 persona kanë humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara në aksidente trafiku.

    Gjithashtu, në raport bëhet e ditur se të dhënat zyrtare janë të ofruara nga partnerët rajonalë dhe pjesëmarrësit vëzhgues.

    “Aksidentet e trafikut rrugor mund të jenë një dukuri e përditshme, por ato mund të parandalohen dhe të rezultojnë në më pak viktima dhe lëndime serioze. Për të arritur këtë, nevojiten procese të përmirësuara të politikëbërjes”, vijon raporti.

    Ndryshe, Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat në komunikacion.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do...
    Lajme18 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselaj, ka konfirmuar rastin e një lëndimi të një personi i cili...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha së në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel...
    Të tjera
    Sport18 Tetor 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Gjilanit dhe Ferizajt në Superligën e Kosovës në futboll. Rezultati pas 45 minutave të...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, edhe sot ka përmendur Kosovën në konferecën e tij të fundit që pati në pas...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, vlerëson se në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk...
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën,...
    Vip18 Tetor 2024
    Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit madhështor të Big Brother VIP Kosova 3. Prezantuesi i këtij reality...
    Sport18 Tetor 2024
    Superliga vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë. Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.