×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Publikohet indeksi i çmimeve të konsumit për janar, shënohet rritje prej 0,9%

    FrontOnline
    16 Shkurt 2022

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin janar të këtij viti, për çka bëri të ditur se inflacioni mujor i matur nga ky indeks ishte 0,9 për qind gjatë këtij muaji.

    Nëpërmjet një deklarate për media, ASK-ja ka njoftuar se kjo përqindje prej 0,9 është më e lartë krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2021, gjë që është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it si buka dhe drithërar, mishi, qumështi, djathi dhe vezët, vajra dhe yndyra ushqimore, perime, ujë, pije etj.

    “Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%); mish (1.3%); qumësht, djathë dhe vezë (1.5%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.7%); perime (6.3%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6%); duhan (1.2%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (1.4%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.0%); shërbime për transport (2.3%); shërbime hoteliere (1.4%); kujdes personal (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

    Më tej bëhet e ditur se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2022 me muajin janar të vitit të kaluar ishte 7.1 për qind.

    “Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (14.9%); mish (7.6%); qumësht, djathë dhe vezë (9.0%); vajra dhe yndyra ushqimore (33.7%); perime (11.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (9.2%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (6.1%); kafe, çaj dhe kakao (10.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.7%); duhan (6.2%); këpucë (2.9%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3.7%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (1.4%); energji elektrike (12.3%) – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0.0061 centë më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid -19, Nr. 07/L-016 neni 15); gaz (19.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (12.7%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.8%); pajisje shtëpiake (5.6%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.5%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.7%); produkte farmaceutike (4.4%); blerje e automjeteve (5.9%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (5.0%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (24.5%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (6.7%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (3.0%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (2.2%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (1.7%); shërbime hoteliere (6.9%); kujdes personal (4.0%); gjëra personale (2.3%); dhe shërbime financiare (3.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 7.3 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë, -5.8 për qind dhe veshje -1.8 për qind, me një ndikim prej -0.2 për qind në IHÇK.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka pritur sot në një vizitë disa nxënës të ciklit të mesëm të ulët, të cilët kanë pasur rastin...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Bedri Hamza e ka filluar shpalosjen e programit të tij me zotimet për kategoritë që i kanë dhënë më së shumti Kosovës....
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në qeverinë e tij nuk do të ketë më pagesa të TVSH-së...
    Lajme16 Janar 2025
    Bedri Hamza do t’i investojë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Mijëra qytetarë të Skenderajt sot i kanë dhënë mbështetje Bedri Hamzës për kryeministër. “Është nder të jem sonte këtu, në vendin e...
    Lajme16 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka nisur tubimin për zgjedhjet e 9 shkurtit në Skënderaj. Në këtë tubim po marrin pjesë një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.