×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Publikohet dosja, thuhet se Meta u pagua qindra miliona lekë për zgjedhjet e 2011-tës

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Arrestimi i Ilir Metës vazhdon të jetë lajmi kryesor i kësaj jave në Shqipëri, teksa kanë dalë të reja në lidhje me rastin e tij.

    “Nga hetimi i deritanishëm, theksohet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, janë grumbulluar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta (Metaj) ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi (i gjykuar) Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë pcr përfitimin e kontratës që kompania e të gjykuarit Ismailaj ‘DIA’ të lidhte me shoqërinë CEZ”, thuhet në lajmin e Top Channelit.

    “Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe Petrit Ahmetit dhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë euro, me të cilën do të sigurohej ulja e çmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH”.

    Mataj ka pohuar që Kastriot Ismailaj i ka premtuar Petrit Ahmetit një pagë prej 150 mijë eurosh, e cila i ishte paguar pjesërisht.

    “Elvis Mataj shprehet se lidhur me mbështetjen për fushatën politike që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Ilir Metës, Kastrioti ka kryer pagesa 116 milionë e 800 kundrejt shoqërisë “BTT SHPK (Agron Çelës) dhe pagesën 29 milionë e pesëqind shoqërisë ‘Nereida’ shpk (Arian Laçi. Sipas Elvis Matajt, këto pagesa ishin për mbështetje që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Metës”.

    Sipas të dhënave nga hetimet, Meta e ka favorizuar Ismailajn në krijimin e kontakteve me përfaqësuesit e CEZ-it, dhe të krijonte besueshmëri para tyre si njeri i besuar i qeverisë shqiptare, gjë që do ta favorizonte për marrjen e kontratës për mbledhjen e borxheve nëpërmjet DIA-së.

    “Rezulton se shtetasi Ilir Metaj e ka kryer kundrejt kërkimit apo marrjes së një përfitimi të parregullt prej shtetasit Kastriot Ismailaj. Nga dëshmia e shtetasit grek Josef Hejsek e dhënë para Arbitrazhit të Vjenës, përftohet e dhëna se shtetasi Kastriot Ismailaj i është prezantuar si një aleat i ngushtë i Ministrit të Punëve të Jashtme ( Ilir Metaj). Më konkretisht, ky shtetas ndër të tjera ka dëshmuar se: “Ne diskutuam këto çështje me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë së Shqipërise (“METE”)”, theksohet në dosje”, thuhet në artikullin e TCH-së.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Pam Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, u përpoq...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të jetë për vizitë në Drenas, kurse tubimin qendror të...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Lajme16 Janar 2025
    Për vite të tëra themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka qenë temë diskutimi si në Kuvendin e Kosovës, ashtu...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni po përgatisin një plan kundër banorëve tjerë në shtëpi. Dyshja planifikuan që të sillen kinse nuk flasin me njëri-tjetrin,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.