64.4 për qind e maturantëve kanë arritur që të kalojnë Testin e Maturës në afatin e dytë.
Nga 7 mijë e 502 maturantë që iu ishin nënshtruar Testit të Maturës 4 mijë e 835 kanë arritur që ta kalojnë testin në afatin e dytë.
Këto rezultate i ka bërë të ditur Komisionin Shtetëror i Maturës (KShM) në bashkëpunim me Divizionin për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) kanë bërë publike sot rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 (afati i dytë.
Ndërkaq, kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e testit, i cili këtë vit është organizuar në rrethana pandemie Covid-19, për të cilën gjë i falënderon të gjithë ata të cilët kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Berisha gjithashtu ka bërë me dije se, kësaj here 18 nxënës e kanë privuar veten për të vazhduar testimin për shkak të përdorimit të telefonave mobil, të cilët edhe janë larguar nga testi.
Gjithashtu, kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha ka njoftuar se, nga data 19 deri më 21 tetor, pra tri ditë, do të jetë afati i ankesave për afatin e dytë të testimit, rezultatet e të cilave pas shqyrtimit nga Komisioni i Ankesave dhe përpunimit të këtyre të dhënave, do të publikohen më 23 tetor 2020.
Afati i dytë i Provimit të Maturës është organizuar në 84 qendra të testimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa është administruar nga 950 administrues dhe 75 mbikëqyrës.