×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Publikohen pamjet rrëqethëse të rrëmbimit të pesë ushtareve izraelite nga trupat e Hamasit

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura publikoi të mërkurën pamje rrëqethëse që tregonin rrëmbimin e pesë ushtareve të bazës “Nahal Oz” nga militantët e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, duke e përshkruar videon si një “testament të mallkuar për dështimin e kombit për të sjellë pengjet në shtëpi”.

    Videoja është marrë nga kamerat trupore të militantëve palestinezë atë ditë, teksa ata sulmuan bazën pranë kufirit të Gazës dhe tregon Liri Albag, Karina Ariev, Agam Berger, Daniella Gilboa dhe Naama Levy, në pamjet e filmuara 229 ditë më parë. Të pesë ushtaret janë ende pengje të Hamasit në Gaza, raporton timesofisrael.

    Familjet e pesë ushtarëve kërkuan transmetimin e pamjeve, ku disa prej prindërve thanë se qëllimi është të zgjohet kombi dhe veçanërisht lidershipi, që të punojnë më urgjentisht për të siguruar lirimin e tyre.

    “Dua që ju ta transmetoni këtë pamje çdo ditë në fillim të lajmeve”, tha babai i Liri Albag, Eli, në studion e Channel 12 pas shfaqjes së pamjeve, “derisa dikush të zgjohet”.

    Videoja treminutëshe e liruar për publikim fillon brenda një strehe në bazë rreth orës 9 të mëngjesit, kur militantët po u lidhin duart pesë ushtarëve të mbikëqyrjes, detyra e të cilëve është të monitorojnë aktivitetin në kufi, të cilët duken të tronditur, të tmerruar, të plagosur dhe të gjakosur.

    Kujtojmë se Nahal Oz u sulmua nga dhjetëra palestinezë më 7 tetor dhe ata kaluan rreth tre orë në bazë.

    Ndryshe, pamjet u publikuan përpara një takimi të kabinetit izraelit të luftës të mërkurën mbrëma dhe deklarohej se kishte për qëllim presionin ndaj ministrave për të rritur përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve.

    Negociatat për një marrëveshje armëpushimi kanë ngecur që nga muaji prill. Marrëveshja e vetme e mëparshme, në muajin nëntor, pa 105 pengje të liruara gjatë një armëpushimi njëjavor. /Telegrafi/

     

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Qershor 2024
    Liderët e Grupit të Shtatë (G7) vendeve më të industrializuara nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe...
    Bota/Rajoni15 Qershor 2024
    Një avion luftarak rus e shkeli shkurtimisht hapësirën ajrore të Suedisë në lindje të ishullit baltik, Gotland, të premten dhe u konfrontua...
    Bota/Rajoni15 Qershor 2024
    MPB njofton se në territorin e Shkup gjatë ditës dhe natës së kaluar janë sanksionuar 132 drejtues mjetesh, nga të cilët 12...
    Të tjera
    Lajme15 Qershor 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina për të goditur objektiva ushtarake...
    Lajme15 Qershor 2024
    Drejtuesit e vendeve të G7 përfunduan takimin e nivelit të lartë me paralajmërimin më të fortë të bërë deri më tani Kinës,...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz...
    Lajme15 Qershor 2024
    Zona që gjendet në afërsi të pikës kufitare Bërnjak në veri të Kosovës, 50 metra afër zonës administrative me Serbinë, e që...
    Sport15 Qershor 2024
    Shqipëria dhe Italia do të ballafaqohen në mbrëmjen e kësaj të shtune në Dortmund të Gjermanisë në kuadër të Euro 2024. Tifozët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.