Është zyrtare. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë përsëri së bashku. Çifti më në fund u filmua duke u puthur në publik gjatë darkës në Malibu për herë të parë që kur rinovuan romancën e tyre. Edhe pse burimi pretendon se çifti u bashkua nga familja e Jennifer me rastin e 50-vjetorit të lindjes së motrës së saj Linda, Ben dhe Jennifer kishin sytë vetëm për njëri-tjetrin.
Çifti përqafuan, puthën dhe shkëmbyen butësi në tryezë gjatë darkës. Me ta ishin fëmijët që Jennifer i lindi nga martesa me Marc Anthony, 13-vjeçarët Max dhe Emma. Gjatë darkës, binjakët u drejtuan për te Ben dhe Jennifer për t’i treguar atyre diçka në smartphone-in e tyre.
Nuk është befasi që Affleck po ribashkohet me familjen e gjerë Lopez pasi që është njoftuar se Jennifer ka miratimin e nënës së saj. Affleck dhe Lopez, të cilët ishin fejuar në vitin 2002, filluan thashethemet për herë të parë në prill se ata ishin përsëri së bashku. Romanca e tyre filloi vetëm disa javë pas ndarjes së J.Lo me të fejuarin Alex Rodriguez. Që nga ajo kohë, çifti po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë së bashku.
Në maj, të sapomartuarit udhëtuan në klubin ultra-ekskluziv Yellowstone në Montana, dhe ata kohët e fundit morën me qira një shtëpi pushimi në Miami. Lopez thuhet se planifikon të transferohet në Los Anxhelos për të qenë më afër Affleck./FrontOnline/