E ardhmja e Xavi Simons tanimë është konfirmuar dhe ai do të qëndrojë për një tjetër vit në Bundesliga.
Mesfushori holandez do të vazhdoj të mbetet pjesë e skuadrës gjermane RB Leipzig ku ishte i huazuar edhe vitin e kaluar nga Paris Saint Germain.
Parisienët kanë njoftuar se Simons është huazuar te Leipzig për një edicion, por klubi gjerman nuk do ta ketë të drejtën e blerjes.