×
  • Sport
  • Sport

    PSG refuzon t’i paguajë shifrën marramendëse Mbappes

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se po refuzon të pagujë një bonus besnikërie te ish-ylli i tyre, Kylian Mbappe, i cili kaloi këtë verë te Real Madridit si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me gjigantin e Ligue 1.

    Sipas gazetës Le Parisen, Paris Saint-Germain po refuzon t’i paguajë Mbappes shifrën prej 55 milionë euro që ai kërkon nga ish-klubi i tij.

    “PSG ka bërë ankim kundër vendimit të komisionit të LFP. Nuk është vetëm çështje e qëndrimit ligjor të klubit, i cili është plotësisht i justifikuar. Është gjithashtu çështje integriteti, ndershmërie, ruajtjes së vlerave dhe respektit për klubin parisien dhe tifozët, gjë që është më e rëndësishme se çdo lojtar”.

    “Nga pikëpamja ligjore dhe faktike, lojtari ka dhënë angazhime publike dhe private, të cilat thjesht i kërkohet klubit t’i përmbushë, përveç kësaj, lojtari ka marrë privilegje të paprecedentë nga klubi gjatë shtatë viteve të tij në Paris”.

    “Klubi mezi pret që këto detyrime themelore dhe të padiskutueshme të respektohen në rastin e duhur nëse lojtari vendos të ndjekë këtë çështje, gjë që do të vinte në pikëpyetje reputacionin e tij”, ka shkruar PSG në një deklaratë.

    Më herët, Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) i detyroi parisienët të paguajnë borxhin ndaj lojtarit. Ata caktuan një afat prej tetë ditësh për pagesën e cila tashmë ka skaduar.

    Mbappe beson se klubi i ka borxh 55 milionë euro në përputhje me kontratën e tij të fundit me klubin e Ligue 1. PSG këmbëngul se lojtari pranoi të hiqte dorë nga kjo tarifë pasi vendosi të largohej nga klubi si lojtar i lirë në verë. /Telegrafi/

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Sport21 Shtator 2024
    Java e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante. Kjo xhiro hapet sot me derbin prishtinas që...
    Sport21 Shtator 2024
    Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e...
    Sport20 Shtator 2024
    Kthimi i Xherdan Shaqirit te Baseli ka shkaktuar entuziazëm, por në vitet e ardhshme, mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, mund të...
    Të tjera
    Opinione21 Shtator 2024
    Artan Nimani Emërimi i një veterineri në postin e zëvendësministrit të Arsimit në Kosovë ngre pikëpyetje të rëndësishme rreth drejtimit dhe vizionit...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Një ndër pesë vetë në Gjermani është i rrezikuar nga varfëria. Sidomos të prekur janë pensionistët, të cilëve nuk u mjaftojnë pensionet....
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Lajme21 Shtator 2024
    Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në Suharekë. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy...
    Lajme21 Shtator 2024
    Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se kjo parti politike ka përcaktuar deri tani 80 për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.