Paris Saint-Germain ka shënuar fitore bindëse ndaj Rennes në ndeshjen e Javës së gjashtë të Ligue 1.
Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” është mbyllur me rezultat 3-1.
PSG e ka gjetur rrjetën qysh në minutën e tretë me anë të Marquinhos, por VAR e ka anuluar golin. Megjithatë, vendasit nuk janë dekurajuar dhe ia kanë dalë të kalojnë në avantazh në minutën e tridhjetë përmes Barcola. Pjesa e parë është mbyllur me epërsi minimale për parisienët.
Në pjesën e dytë, PSG e ka rritur presionin dhe ka realizuar edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Kang-in e ka dyfishuar avantazhin në minutën e pesëdhjetë e tetë, ndërsa Barcola ka shënuar sërish në minutën e gjashtëdhjetë e tetë për 3-0.
Rennes ia ka arriur të ngushtojë diferencën me golin e Kalimuendo në minutën e shtatëdhjetë e pestë, por një tjetër gol i Seidu në minutën e tetëdhjetë e shtatë, i cili do të mund të bënte që mysafirët të shpresonin në barazim, është anuluar nga VAR, duke e lënë rezultatin 3-1.
Me këtë fitore, PSG mbetet kryesuese e tabelës së Ligue 1, ndërsa Rennes mban vendin e tetë./RTK