×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse xhelozia mund të kthehet në sëmundje?

    FrontOnline
    10 Janar 2024

    Në rastet më të rënda, xhelozia mund të degjenerojë edhe në sëmundje. Nëse e gjeni veten në një nga shqetësimet e mëposhtme, ju sugjerojmë t’i drejtoheni një psikolog u për ta përballuar me sukses situatën.

    Në situata të tilla është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për këtë ves sepse ky është hapi i parë në krijimin e strategjisë për përballimin e pasojave negative të asaj ndjenje.

    Për të kapërcyer xhelozinë nevojitet një strategji që përmban elemente të nevojshëm për të përballuar këtë gjendje emocionale, shpesh destruktive.

    Sindroma e Mairet

    Kush ka këtë sindromë nuk shqetësohet për pabesinë e partnerit, por trembet në mënyrë obsesive mbi çdo gjë tjetër se mos e braktisin.

    Marrëdhënia në çift, për ata që vuajnë nga frika e braktisjes, përjetohet në mënyrë kronike me sfond plot dhimbje.

    Sindroma e Otellos

    Ata që vuajnë nga kjo sindromë kanë bindjen se partneri i tradhton. Nuk ka asnjë rëndësi për të, nëse partneri është në të vërtetë besnik apo jo. Ka bindjen se tradhtia tashmë ka ndodhur.

    Asnjë ‘dëshmi pafajësie’ e partnerit nuk ia heq këtë bindje. I kërkon në mënyrë ‘mbytëse’ vazhdimisht partnerit të rrëfejë tradhtinë që ka bërë.

    Xhelozia obsesive

    Ndryshe nga dy rastet e mëparshme. Kush vuan nga kjo lloj sindrome, e percepton në mënyrë perfekte situatën e vet.

    E kupton se e ekzagjeron, por e ka të pamundur të heqë nga mendja dyshimin e vazhdueshëm të tradhtisë, i cili e shtyn të shndërrohet në një ‘inspektor policie’ në kërkim të provave që vërtetojnë dyshimet që ka./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.