Policia e Kosovës ka arrestuar sot një punëtor të Postës së Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se i arrestuari dyshohet për “përvetësim në detyrë”/
“Sot më datë 15.10.2020, Policia e Kosovës, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve relevante, ka intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës një person, nën dyshimin për “përvetësim në detyrë”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, për procedura te mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha.