×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Pse s’ka ende transport falas për qytetarët e Prishtinës? Flasin nga Komuna

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka miratuar propozimin e PDK-së, që qytetarët e Prishtinës të udhëtojnë me Trafik Urban pa pagesë, pas që siç kanë thënë ata kjo do ta ulte nivelin e ndotjes së ajrit në qytet, duke e minimizuar përdorimin e veturave, raporton Front Online.

    Por ky vendim ende nuk është duke u zbatuar.

    Drejtori i ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj, për Front Online, ka thënë se ende nuk e kanë marrë vendimin nga Komuna e Prishtinës, dhe se në momentin që do ta marrin do të fillojnë ta implementojnë.

    “Ne ende nuk kemi marrë ndonjë vendim nga Komuna e Prishtinës për qarkullim në shërbimin publik të transportit falas, mirëpo Komuna është institucioni më i lartë ku do të merret ai vendim dhe ne jemi të gatshëm ta implementojmë”, tha ai.

    I pyetur se a do të ketë humbje “Trafiku Urbanë” në rast se zbatohet vendimi i Komunës që qytetarët të udhëtojnë pa pagës, Rexhepaj tha se si ndërmarrje nuk do të kenë humbje pasi që do të kompensohen nga Komuna.

    “Ne nuk do të kemi humbje sepse do të kompensohemi  nga Komuna e Prishtinës, dhe me këtë rast theksojmë se Komuna e ka mbështetur ndërmarrjen “Trafiku Urban” dhe nga kjo mbështetja janë arritur këto rezultate dhe ky funksionim i mirë i ndërmarrjes”, deklaroi ai.

    E në Komunën e Prishtinës thonë se e kanë dërguar këtë vendim në MAPL dhe se janë duke pritur përgjigje nëse ky vendim mund të zbatohet apo jo.

    “ Vendimi për “Trafik Urban” ka shkuar në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal. Ne e kemi dërguar javën e kaluar, dhe presim përgjigje nga MAPL, pasi që mundet me ndodh që MAPL e vlerëson të jashtëligjshëm atë vendim dhe nuk mund të aplikohet. Kështu që duhet me u prit përgjigja e vlerësimit të ligjshmërisë jo vetëm për këtë vendim, por edhe për vendimet tjera të Kuvendit Komunal”, ka thënë për Front Online, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

    Qytetarët e mirëpresin vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për lirim nga pagesa të qytetarëve prishtinas që përdorin Trafikun Urban, por ka të tillë që kërkojnë që kjo t’u mundësohet edhe qytetarëve që janë nga qytetet e tjera .

    Shaqip Hajrizi thotë se ky vendim është më se i mirëpritur, edhe pse është dashur të merret më herët.

    “Normalisht vendim i mirë është, çdo vendim që është në të mirën dhe ndihmën e  qytetarëve ajo duhet me u vlerësua. S’ka aty diçka që duhet të jesh kundër, normalisht. U dashtë edhe më herët të merret ky vendi, por edhe tash, më mirë vonë se kurrë”, ka thënë ai.

    E qytetari tjetër Shkodran Alshiqi ka një kërkesë për kryetarin Shpend Ahmeti, që edhe udhëtarëve që janë nga qytetet e tjera t’u mundësohet udhëtimi pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban.

    “Sa i përket kësaj që i kanë bërë autobusët pa pagesë, për banorët e Prishtinës unë e shoh të padrejtë dhe e kisha lut kryetarin me ndryshu këtë gjë, pasi një banor i Pejës duhet të paguaj e unë jo më duket e padrejtë”, është shprehur ai.

    Front Online ka tentuar të marr përgjigje nga MAPL lidhur me vendimin që është dërguar nga Komuna e Prishtinës, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

     

     

     

     

     

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli...
    Lajme26 Prill 2024
    Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, ka kritikuar pushtetin aktual për mos luftimin e korrupsionit. Pacolli duke folur për Front Online thotë se pavarësisht premtimeve...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot do të mbahet seancë urgjente në këtë komunë. Zeqiri ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.