×
  • Sport
  • Sport

    Pse liberalizimi i vizave është një mundësi e artë për futbollistët në Kosovë?

    FrontOnline
    21 Qershor 2022

    Ditëve të fundit, në Kosovë, kryetemë në opinion ka qenë liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë vuajtur shumë për lëvizjen e lirë në shtetet evropiane.

    Vështirësive për lëvizjen e lirë në zonën e Schengenit për qytetarët e Kosovës duket se po iu vjen fundit, raporton FrontOnline.

    Së fundmi është bërë e ditur se gjasat reale janë që deri në fund të vitit, Republika e Kosovës të fitojë liberalizmin e vizave.

    E një gjë e tillë po shihet e dobishme edhe për futbollistët që aktivizohen në Kosovë, sidomos për talentët që synojnë daljen në Evropë.

    Në vitet e fundit, shumë futbollistë kosovarë kanë vuajtur për daljen në Evropë, qoftë edhe për t’u testuar, ndërsa liberalizmi do t’ua largonte problemet në fjalë.

    Njohësit e futbollit në vend, Genc Sermaxhaj dhe Erdin Hashani thonë se një gjë e tillë do të ishte tejet e mirëseardhur.

    Sermaxhaj: Liberalizimi i vizave, mundësi e mirë edhe për lojtarët e rinjë

    Ish-futbollisti i njohur dhe tani trajner, Genc Sermaxhaj e ka parë dobiprurëse largimin e procedurës së pajisjes me viza për shtetasit e Kosovës.

    Ai thotë se një gjë e tillë ua mundëson futbollistëve të rinjë daljen jashtë vendit.

    Genc Sermaxhaj: Nuk ka me mundësi të rifilloj kampionati | inFokus

    “Deri më tani futbollistët e rinjë e të talentuar në Kosovë, kanë pasur vështirësi të mëdha për të dalë jashtë vendit për t’u testuar në klube të ndryshme në Evropë, qoftë me ftesë të klubeve ose në mënyra vetanake. Shumë nga ta, nga pamundësia për të qarkulluar lirshëm dhe për t’u testuar jashtë vendit, talentin e tyre e kanë vazhduar në klubet tona, ndërsa disa e kanë shuar endrrën e tyre për të luajtur futboll”, ka thënë Sermaxhaj.

    Dalja e futbollistëve kosovarë në Evropë, sipas Sermaxhajt, do t’i shërbente mirë edhe Përfaqësueses së Kosovës.

    “Pasi po flitet këto ditë për mundësi të heqjes së vizave për ne, mbase në të ardhmen mund të kemi më shumë lojtarë që luajnë në Evropë e poashtu një mundësi më e mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës”, deklaroi të martën për FrontOnline Genc Sermaxhaj.

    “Shpresoj të ndodhë sa më shpejt, jemi i vetmi vend i mbyllur”

    Çështjen e liberalizimit të mundshëm të vizave për Kosovën e ka komentuar edhe ish-futbollisti i njohur, Erdin Hashani.

    Hashani që me sukses po e drejton Vjosën e Shtimes, ka deklaruar se liberalizimi i vizave nënkupton lehtësira për talentët e shumtë të futbollit kosovar.

    “Është një gjë shumë e mirë, lehtësim për çdo futbollist e sidomos për talentët që kemi shumë pasi ka shumë e shumë talenta që nuk kanë mundur të shkojnë dhe të provohen diku në ndonjë klub evropian shkaku i vizave apo termineve”, ka deklaruar fillimisht Hashani për FrontOnline duke vazhduar:

    “Tash nëse hiqen vizat, më nuk do ta kenë atë problem që të presin në ambasada, por vetëm e rezervojnë biletën e aeroplanit dhe mund të shkojnë kudo që ju kërkohet dhe në çfardo date. Shpresoj se kjo të ndodhë sa më parë e mos të jetë sikur që sa vite jemi duke pritur pasi jemi vendi i vetëm që jemi të mbyllur”.

    Sipas tij, të rinjë duhet ta shfrytëzojnë potencialin e tyre, pasi “rrugën e suksesit” e kanë të hapur.

    “Më herët, ne nuk i kemi pasur këto mundësi apo kushtet që i kanë të rinjtë tanë, duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum aftësitë e tyre pasi rrugët i kanë dhe mundësitë për të arritur suksese të mëdha dhe për t’i realizuar ëndrrat e tyre. Vetëm se duhet punë, durim, disiplinë dhe sakrificë”, përfundoi të martën për FrontOnline Erdin Hashani./FrontOnline/

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Sport21 Qershor 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Holandë – Francë. Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0. Mbetet të...
    Sport21 Qershor 2024
    Futbollisti më i mirë francez Kylian Mbappe e ka nisur nga bankina në ndeshjen kundër Holandës për shkak të një dëmtimi në...
    Sport21 Qershor 2024
    Holanda dhe Franca do të luajnë sonte duelin përmbyllës të ditës, që njëherit është edhe dueli i raundit të dytë të grupit...
    Të tjera
    Vip21 Qershor 2024
    Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli, kanë pasur një përplasje mes tyre, e cila shkoi deri aty sa dyshja të ofendonin...
    Lajme21 Qershor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira. Aliu përmes...
    Bota/Rajoni21 Qershor 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot në Austri Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të...
    Sport21 Qershor 2024
    Janë publikuar formacionet zyratre të ndeshjes Holandë – Francë. Trajneri i ”gjelave” Didier Deschamp ka shuar dilemat rreth Kylian Mbappes, ku ylli...
    Lajme21 Qershor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu ka njoftuar se është takuar për një drekë më ish-kryeministrin kanadez Jean Chretien, 90-vjeçar. Kryeziu...
    Lajme21 Qershor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar vendimit të Gjykatës së Prishtinës për të dënuar me 1 mijë euro gjobë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.