×
  • Opinione
  • Opinione

    Pse Kosova nuk mund të krahasohet më Afganistanin?

    FrontOnline
    31 Gusht 2021

    Ngjarjet që ndodhën në Afganistan javë më parë, ku pas tërheqjes se trupave amerikane, grupi i talibanëve e mori nën kontroll shtetin afgan, e rikthyen përsëri fokusin e autorëve dhe akterëve të ndryshëm tek çështja e shtet ndërtimit dhe intervenimit ndërkombëtar tek shtetet e dobëta. Realisht problemi këtu ishte më i thellë, do të thotë Afganistanin probleme të tilla e kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës. Pra, Afganistani si një shtet dobët nuk kishte të ardhme të sigurt, rruga që po ndiqte shpejt do ta shpinte drejt dështimit total. Mos fokusi tek ndërtimi i institucioneve të mirëfillta, mos krijimi i bindjes dhe idesë se shteti duhet mbahet e udhëhiqet vet, dhe problemi i përhershëm me talibanët si një grup që dëshironte luftë dhe trazira, mirëpo që nuk kishte një front të caktuar, e dërguan Afganistanin tek një dështim i plotë.

    Mirëpo, nuk është ky thelbi i këtij shkrimi, ngase fokusi im do të mbetët për ta bërë dallimin në mes Kosovës dhe Afganistanit. Konkretisht, pse Kosova nuk mund të krahasohet dhe përshkruhet si rasti i Afganistanit? Në përgjithësi mund të themi se shteti i dështuar është një konstrukt shtetëror i përgjysmuar më mungesë të institucioneve kryesore, i kapluar nga trazirat e kohëpaskohshme, i shoqëruar më një varfëri të lartë, më grupe etnike të ndara dhe një popullsi që kërkon realisht më shumë. E mbi të gjitha, shteti i dështuar paraqet nje sfidë për të ardhmen e gjithë globit. E për ta parandaluar këtë sfidë globale erdhi deri tek intervenimi amerikan. Tek rasti i Afganistanit, institucionet ishin krijuar, do të thotë ekzistonin, mirëpo qe ishin jashtëzakonisht të brishta, pastaj ekonomia ishte nën nivelin e dëshiruar, dhe krejt në fund, mos zbatimi i rendit dhe ligjit ishin dukuri të cilat e shoqëruan thuajse gjatë gjithë kësaj periudhe 20 vjeçare. Autori i libri “Shteti Modern”, Christopher Pierson e përkufizon shtetin e dështuar kështu; “Pra shteti i dështuar nënkupton një njësi politike e cila nuk ka më autoritet apo rend politik, një shoqëri në të cilën janë tronditur themelet e rendit publik dhe funksionimi i ligjit dhe i rendit”. E probleme të tilla e kanë përcjellur shtetin Afgan që nga historia e tij e hershme. Luftërat civile, pushtimi nga ish Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe e deri tek viti 1994, ku njëherësh iu dha fund anarkisë në vend, Agfanistanin karakterizohej më trazira te tilla të një pas njëshme.

    Dallimet në mes rrugës që ka kaluar Afganistani dhe Kosova i vërejmë qysh në fillet e para të intervenimit ndërkombëtar. Pra, intervenuesi kryesor si në Afganistan e po ashtu në Kosovë ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo qe atje intervenimi ndodhi për ta parandaluar terrorizmin dhe sulmet terroriste të cilat nuk kishin një territor dhe front të caktuar. Pra, 11 Shtatori i vitit 2001, ishte një ndër arsyet kryesore përse SHBA-të intervenuan në Afganistan.

    Në Kosovë, ishte një motiv krejt tjetër, se paku atë të cilin e dimë deri më tani, që SHBA-të dhe aleancat e tyre intervenuan në Kosovë për ta parandaluar një gjenocid ndaj një popullsie të tërë, pra për ta parandaluar një gjenocid të dytë në Ballkanin perëndimor pas atij të Bosnjës. Kështu, problemet më Afganistanin nuk filluan me 11 Shtator, mirëpo atëherë u vënë në pah dallimet e mëdha etnike në atë vend, mungesa e zhvillimit ekonomik, shpeshherë mungesa e legjitimiteti politik të udhëheqësve, veti këto që zakonisht i kanë shtetet e dobëta, mirëpo nëse këto veti nuk arrijnë ti përmirësojnë, atëherë këto shtete kalojnë nga të dobëta në të dështuara, Edhe pse shumë autorë, si Fukuyama, Allan Collins e Kalevi Holsti, shumë herë nuk e bëjnë ndarjen në mes këtyre dy kategorive, pra te shtetit të dobët dhe atij të dështuar, mirëpo zakonisht iu drejtohen më një emër, si shtet i dobët, e ku realisht dallimi krucial është ky, që shteti i dobët nëse arrijnë që elementet si, ekonomia, rendi dhe ligji, demokracia dhe dukuri të tjera përcjellëse shtetërore ti përmirësojë dhe avancojë, atëherë realisht ai shtet nuk mund të quhet më i dështuar. E si rast konkret e kemi Kosovën, vendi i cili kishte jashtëzakonisht probleme të mëdha në çdo sferë dhe çdo gjë duhej të fillohej nga e para, Kosova bashkë më bashkësinë ndërkombëtare ia arriten që këtë vend ta radhisin në kategorinë e storieve të suksesit të intervenimit ndërkombëtar. Gjë e cila nuk ndodhi më Afganistanin, edhe pas investimit miliardësh të SHBA-së, atje kurrë nuk u arrit të krijohej ideja e shtet ndërtimit, ideja sesi duhet të mirëmbahen institucionet, sesi funksionon dhe duhet të respektohet ligji dhe sesi mblidhen taksat shtetërore. Elemente këto të cilat nuk i munguan Kosovës. Pra ky ishte dallimi i dytë shumë i rëndësishëm se ku Kosova dallonte nga Afganistani.

    Realisht kritika të shumta në shtet ndërtimi e Kosovës ekzistojnë dhe janë shumë konkrete, si zvarritja e gjatë e procesit të pavarësimit, një tranzicion i ngadalshëm i kalimit të kompetencave nga komuniteti ndërkombëtar tek vendorët, misione të huaja jo shumë efikase, një mungesë e legjitimitetit popullor dhe një demokraci fragjile, e cila për shumë kë kishte elemente autoritare, ku më shumë kishte kompetenca kryeadministratori që vinte nga bashkësia ndërkombëtare sesa kryeministrit apo presidenti i vendit. Karakteristika këto që përkojnë më shtetet e dobëta, më shtete në zhvillim, mirëpo për dallim nga Afganistani që thuajse asnjëherë nuk arriti që ti marrë si i pavarur nën udhëheqjen e vet shtetërore të gjitha resurset e atij vendi, ata gjithmonë kishin nevojë për një intervenim ndërkombëtar, kurse Kosova intervenimin ndërkombëtar e kishte të nevojshëm vetëm në krijimin e qeverive, pasi partitë politike shpesh nuk arrinin e që realisht edhe tash nuk arrijnë që koalicionet pas zgjedhore qeveritare ti bëjnë pa ndonjë ndikimin nga jashtë. Normalisht edhe kjo tregon një dobësi, mirëpo e rëndësishme në këtë aspekt është fakti se qeveria e Republikës së Kosovës funksionon si e pavarur dhe merr vendime si cdo qeveri apo shtet tjetër funksional. Përkundrazi, këtë gjë rrallë herë mund ta shihnim tek shteti Afgan. Aty ku thënia e Luigjit XIV, “Shteti jam unë” shpesh vinte në pyetje dhe ndarja e pushteteve ishte shumë fragjile, e si rast konkret ishte sistemi i përzier ligjor, ku aty funksiononte, e drejta zakonore, civile dhe ajo islamike, gjë e cila shpien tek një sistem i përzier ligjor dhe jo shumë efikas. Gjithashtu këtë dukuri nuk mund ta vërejmë tek Kosova, e cila vepron dhe funksionon sipas rregullit dhe ligjit.

    Prandaj, pak a shumë këto janë disa nga dallimet kryesore në mes Afganistanit dhe Kosovës, të cilat tregojnë se është e pamundur që të tërheqim paralele në mes këtyre dy shteteve për ndonjë ngjashmëri të mundshme ose që Kosovën e pret një e ardhme e ngjashme më atë të Afganistanit. Realisht se çfarë sjell e ardhmja nuk mund ta parashikojmë, mirëpo duke i analizuar faktet e së shkuarës, historinë, procesin e shtet ndërtimit dhe të tashmen, mund të kolaudojmë se ekziston një dallim i madh në mes asaj çka ka ndodhur dhe si ka rrjedhur i gjithë procesi në Afghanistan dhe asaj se çka e ka përcjellur Kosovën këto dy dekada.

    Gjithashtu, Kosova duhet të këtë shumë kujdes dhe një vëmendje të veçantë tek pjekuria politike e partive ekzistuese, liderëve të tyre, qeverive, dhe gjithë elitës politike kosovare, që asnjëherë të mos veprojnë kundruall interesit shtetëror, dhe që bashkëveprimi me bashkësinë ndërkombëtare të jetë në raporte korrekte të interesit të përbashkët, pra të dyanshëm, duke mos i harruar marrëdhëniet diplomatike më aleatët e saj, e më theks të veçantë, ato më SHBA-në.

    (Autori është politolog me profesion. Aktualisht vijon studimet në nivelin Master në Universitetin e Vjenës).

    Nga Rubrika
    Opinione27 Dhjetor 2024
    Nga: Richard Waters / The Financial Times Në vitin 2024, nuk pati asgjë të re në fushën e inteligjencës artificiale [IA] që...
    Opinione26 Dhjetor 2024
    Shkruan: Lutfi Dervishi Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti je i vetmi që mban ende premtime në këtë nahinë tonë,...
    Opinione25 Dhjetor 2024
    Shkruan: Ben Andoni Nuk mund të mohohet se Partia Demokratike ka realizuar edhe protesta të mëdha, sa i përket pjesëmarrjes së publikut....
    Të tjera
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mosparaqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është dëshmi se i pari i...
    Bota/Rajoni29 Dhjetor 2024
    Qendrat e votimit në të gjithë Kroacinë u hapën në orën 06:00 të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit,...
    Bota/Rajoni29 Dhjetor 2024
    Fundjava ka sjellë një fluks të madh udhëtarësh në portin detar të Vlorës në Shqipëri, ku gjatë dy ditëve të fundit kanë...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Llapnasellë të Graçanicës. Atje dy punëtorë kanë raportuar se dikush e ka hapur automjetin e...
    Sport29 Dhjetor 2024
    Është në moshën 39 vjeçare, por ofertat për sulmuesin portagez nuk mungojnë, madje as golat dhe synimet për vendosjen e rekordeve Sipas...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi për Frontonline se situata e furnizimit me energji elektrike në këtë komunë është stabile dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.