×
  • Opinione
  • Opinione

    Katër parashikime për inteligjencën artificiale në vitin 2025

    Richard Waters
    27 Dhjetor 2024

    Nga: Richard Waters / The Financial Times

    Në vitin 2024, nuk pati asgjë të re në fushën e inteligjencës artificiale [IA] që të mund të krahasohej me efektin e madh “ueh” që solli përdorimi i ChatGPT-së për herë të parë, por përmirësimet e shpejta në teknologjinë bazë vazhduan ta mbajnë këtë fushë aktive. Për vitin 2025, ja si e shoh zhvillimin e ngjarjeve.

    A do të përballet zhvillimi i IA-së me një bllokadë?

    Në vitin 2025, ky vrull do të zbehet. Edhe disa nga optimistët më të mëdhenj të industrisë së teknologjisë, kanë pranuar, në javët e fundit, se rritja e sasisë së të dhënave dhe fuqisë kompjuterike për trajnimin e modeleve gjithnjë e më të mëdha të IA-së – një burim i besueshëm përmirësimesh në të kaluarën – po fillon të japë rezultate gjithnjë e më të pakta. Në një afat më të gjatë, kjo i heq IA-së një burim të qëndrueshëm përmirësimesh. Megjithatë, të paktën në 12 muajt e ardhshëm, përparimet e tjera duhet të jenë të mjaftueshme për të kompensuar këtë ngërç.

    Zhvillimet më premtuese duken ato që vijnë nga modelet që kryejnë një seri hapash para se të japin një përgjigje, duke ua mundësuar atyre të shqyrtojnë dhe përmirësojnë reagimet e para për të dhënë rezultate më të “arsyetueshme”. Është e diskutueshme nëse kjo është vërtet e krahasueshme me arsyetimin njerëzor, por sistemet si o3 i OpenAI-së duken si përparimi më interesant që nga shfaqja e çatbotëve të IA-së.

    Google, i cili rimori impulsin e vet në fushën e IA-së vonë gjatë vitit – pasi kaloi dy vite duke u përpjekur të zinte OpenAI-në – gjithashtu tregoi se si aftësitë e reja të ngjashme me mjetet në IA mund ta bëjnë jetën më të lehtë, si për shembull gjurmimi i asaj që bëni në shfletuesin tuaj dhe më pas ofrimi i ndihmës për të përfunduar detyrat për ju. Të gjitha këto demonstrime dhe prototipe ende duhet të shndërrohen në produkte të dobishme, por të paktën tregojnë se ka mjaftueshëm inovacione në laboratorë për të mbajtur gjallë entuziazmin për IA-në.

    A do të shfaqet aplikacioni “magjik” [killer app] i IA-së?

    Për shumicën e njerëzve, ngritja e IA-së gjenerative ka nënkuptuar vazhdimisht sugjerimet për të përfunduar shkrimet tuaja ose për të edituar fotot tuaja në mënyrat që nuk i kishit menduar – mjete të papritura, ndonjëherë të dobishme, por që nuk e transformojnë vërtet jetën tuaj.

    Viti i ardhshëm ka të ngjarë të sjellë rastet e para të aplikacioneve që mund të ndërhyjnë më drejtpërdrejt: duke përthithur të gjithë informacionin tuaj dixhital dhe duke mësuar nga veprimet tuaja në mënyrë që të veprojnë si bankat virtuale të memories ose të marrin përsipër aspekte të tëra të jetës suaj. Por, për shkak të shqetësimeve për besueshmërinë e teknologjisë, kompanitë teknologjike do të tregohen të kujdesshme për t’i nxjerrë këto në përdorim masiv – dhe shumica e përdoruesve do të jenë po aq të kujdesshëm për t’u besuar atyre.

    Në vend të aplikacioneve të vërteta “magjike” për IA-në, kjo do të thotë se do të mbetemi në botën “IA në gjithçka” me të cilën përdoruesit e teknologjisë tashmë janë mësuar: ndonjëherë ndërhyrëse, ndonjëherë e dobishme dhe ende pa ofruar përvoja vërtet të reja që do të dëshmonin se epoka e IA-së ka mbërritur me të vërtetë.

    A do të mbizotërojnë ende procesorët grafikë [GPU] të Nvidia-s në botën e teknologjisë?

    Fitimet e mëdha të prodhuesit të çipave kanë bërë që Nvidia të shndërrohet në një objektiv për kompanitë më të fuqishme teknologjike, shumica prej të cilave tani po zhvillojnë çipat e tyre të IA-së. Por, Nvidia po lëviz shumë shpejt në krahasim me rivalët dhe, edhe pse një ose dy tremujorë mund të jenë të vështirë për shkak të një tranzicioni të madh të produktit, ciklet e produkteve [të arkitekturës] Blackwell pritet ta mbajnë atë shumë përpara të tjerëve përgjatë gjithë vitit.

    Kjo nuk do të thotë që të tjerët nuk do të kenë ndikim. Sipas kompanisë prodhuese të çipave, Broadcom, tri nga kompanitë më të mëdha teknologjike planifikojnë të përdorin konceptet e tyre të çipave për “njësitë ndërlidhëse” [cluster] superkompjuterike me një milion çipa secili deri në vitin 2027. Kjo është 10 herë më shumë sesa sistemi Colossus i Elon Muskut, i cili mendohet të jetë sistemi [cluster] më i madh i çipave të IA-së që përdoret aktualisht.

    Megjithatë, edhe nëse pjesa e tregut të Nvidia-s nis të tkurret, softueri i saj ende përfaqëson një hendek të konsiderueshëm për biznesin, dhe deri në fund të vitit pritet të jetë në prag të një cikli tjetër të rëndësishëm produktesh të reja.

    A do të vazhdojë bumi i tregut të bursave për IA-në?

    Me kompanitë e mëdha teknologjike [Big Tech] të përfshira në një garë për IA-në – liderët e të cilave besojnë se do të përcaktojnë të ardhmen e industrisë – një nga forcat kryesore do të mbetet bumi i shpenzimeve kapitale për IA-në. Gjithashtu, përderisa disa kompani fillojnë të pretendojnë rezultate të mëdha – edhe pse të paprovuara – nga aplikimi i teknologjisë në bizneset e tyre, shumë të tjera do të ndihen të detyruara të vazhdojnë të shpenzojnë, edhe nëse ende nuk e kanë kuptuar se si ta përdorin IA-në në mënyrë produktive.

    Nëse kjo është e mjaftueshme që investitorët të vazhdojnë të investojnë në IA, kjo është një çështje tjetër. Kjo do të varet nga faktorë të tjerë, si besimi i tregut të aksioneve në qëllimet deregulatore dhe te ulja e taksave nga administrata e re Trump, si dhe gatishmëria e Rezervës Federale për të vazhduar me politikat lehtësuese monetare.

    E gjithë kjo sugjeron një vit tejet të paqëndrueshëm, me disa korrigjime të mëdha gjatë rrugës. Por, me likuiditet të mjaftueshëm, Uoll-Striti [Wall Street] mund të vazhdojë të përqafojë entuziazmin për IA-në edhe për ca kohë. /Telegrafi/

    A do të vazhdojë bumi i tregut të bursave për IA -në?

    Me kompanitë e mëdha teknologjike [Big Tech] të përfshira në një garë për IA-në – liderët të cilave besojnë se do të përcaktojnë të ardhmen e industrisë – një nga forcat kryesore do të mbetet bumi i shpenzimeve kapitale për AI. Gjithashtu, përderisa disa kompani fillojnë të pretendojnë rezultate të mëdha – edhe pse të paprovuara – nga aplikimi i teknologjisë në bizneset e tyre, shumë të tjera do të ndihen të detyruara të vazhdojnë të shpenzojnë edhe nëse ende nuk e kanë kuptuar se si ta përdorin IA-në në mënyrë produktive.

    Nëse kjo është e mjaftueshme që investitorët të vazhdojnë të investojnë në IA, kjo është një çështje tjetër. Kjo do të varet nga faktorë të tjerë, si besimi i tregut të aksioneve në qëllimet deregulatore dhe uljen e taksave nga administrata e re Trump, si dhe gatishmëria e Rezervës Federale për të vazhduar me politikat lehtësuese monetare.

    E gjithë kjo sugjeron një vit tejet të paqëndrueshëm, me disa korrigjime të mëdha gjatë rrugës. Por, me likuiditet të mjaftueshëm, Uoll-Striti [Wall Street] mund të vazhdojë të përqafojë entuziazmin për IA-në edhe për ca kohë. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Opinione22 Janar 2025
    Përballë hezitimeve të brendshme, pengesave diplomatike dhe ndikimit të Serbisë, Kosova ndërtoi rrugën e saj drejt krijimit të Forcave të Armatosura me...
    Opinione21 Janar 2025
    Nga Ramush Haradinaj: Kur njeriu i luftës dhe njeriu i paqes punojnë bashkë, shteti ndërtohet mbi themele që s’luhaten kurrë. E njoha...
    Opinione20 Janar 2025
    Shkruan Ben Blushi Në Greqinë e Lashtë ishte një mbret që quhej Mida, që kishte aftësinë të kthente në ar cdo gjë...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Në një video-adresim të fundit, Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka paraqitur planin ambicioz të PDK-së për mërgatën, duke...
    Lajme22 Janar 2025
    Ish-diplomati kosovar, shpreson se qytetarët do të vetëdijesohen dhe nuk do të bien më pre e premtimeve boshe në fushatë. Sipas tij,...
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për kanosje, asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. “Më 20.01.2025,...
    Lajme22 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë tubimit në Podujeve, i është përgjigjur pushtetit, se Llapi është LDK,...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion presidencial, i përbërë nga Learta Hollaj, shefe e stafit të Presidentes dhe Rejhan Vuniqi, këshilltare për Politikë të  Jashtme, të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.