×
  • Opinione
  • Opinione

    Pse Joe Biden po e ngrit zërin kundër Vladimir Putin dhe Xi Jinping?

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    Shkruan:
    Gjatë fushatës elektorale Donald Trump e kishte etiketuar si “Joe gjumashi”. Tani Joe Biden është “zgjuar”dhe dëshiron që ta tregojë këtë gjë para dy rivalëve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, të cilët duket se nuk e kishin marrë seriozisht.

    Pakkush priste që Biden të përgjigjej “Po, unë mendoj se është kështu”, pyetjes së një gazetari: “A mendoni se Vladimir Putin është një vrasës?”.

    Edhe Putin u shokua nga një deklaratë e tillë, aq sa thirri menjëherë në Moskë ambasadorin e tij në SHBA, manovra më e menjëhershme që tregon kontestimin e tij ndaj një etiketimi të tillë, por pa kompromentuar marrëdhëniet me një vend tjetër.

    Më 18 mars, të dërguarit e Biden u takuan në Ankoreixh të Alaskës me përfaqësuesit e president kinez Xi Jinping për një kontakt të parë të drejtpërdrejtë, që megjithatë mori përmasat e një konfrontimi, deri në pikën që nuk do të ketë asnjë deklaratë të përbashkët në fund të 2 ditëve bisedime.

    Fushë e lirë

    Në Moskë ashtu si në Pekin, mbizotëron ideja se demokracitë perëndimore, dhe sidomos Shtetet e Bashkuara, janë të dobëta, të përçara dhe në rënie. Për 4 vjet Putini ka pasur duart e lira me një Donald Trump çuditërisht pasiv ndaj Rusisë.

    Por ne mund të kthehemi edhe më pas në kohë, në vitin 2013 tek vendimi i Barack Obamës (kur Biden ishte zv/president) për të mos ndërhyrë në Siri pavarësisht nga përdorimi i armëve kimike nga Bashar Al Asad. Në atë kohë, Obama ia la fushën e lirë Putinit, dhe ku i fundit e shfrytëzoi rastin për të riafirmuar ambiciet e Moskës.

    E njëjta gjë vlen edhe për Pekinin, ku menaxhimi jofunksional i epokës Trump, sidomos në lidhje me pandeminë e Covid-19, i bindi udhëheqësit kinez se Shtetet e Bashkuara ishin në rënie. Për më tepër, pas 2 vitesh luftë tregtare me Uashingtonin, Pekini regjistroi rritje ekonomike vitin e kaluar, ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin në recesion dhe u penalizuan nga problemet e brendshme.

    Një botë brutale

    Ky është imazhi që dëshiron të fshijë Biden, duke imponuar atë të një vendi të gatshëm që të mposhtë pandeminë, të rihapë ekonominë e tij falë injektimit masiv të dollarëve, dhe për të qenë i respektuar në arenën ndërkombëtare.

    Sulmi personal ndaj Putinit nuk është një zgjedhje diplomatike, por në këtë mënyrë Biden dëshironte që të rivendoste ekuilibrin e fuqisë. Dhe e bëri këtë gjë përmes një gjuhe brutale, të përshtatshme për një botë brutale.

    Presidenti i ri u zemërua veçanërisht nga shkalla e lartë e sulmit kibernetik ndaj sistemeve amerikane, që u atribuohet rusëve, duke premtuar të kundërpërgjigjej. Ne kemi hyrë tashmë në një epokë të karakterizuar nga rishikimi i ekuilibrit të fuqisë, në një botë multipolare pa rregulla loje, që i ka zënë vendin mbretërimit të padiskutueshëm të Shteteve të Bashkuara.

    Askush nuk ka interesin të jetë “i sjellshëm” në një periudhë të tillë plot tension, pasi kur bëhet fjalë për përcaktimin e rregullave, ekziston rreziku i të qenit i mënjanuar.Por për sa kohë Biden do të vazhdojë të “bëjë të fortin”? Ndoshta deri kur ta kuptojë se Moska dhe Pekini e kanë marrë mesazhin. Një periudhë që rrezikon të jetë mjaft e gjatë … / “Internazionale” – Bota.al/

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.