×
  • Opinione
  • Opinione

    Pse Gjermania duhet të dërgojë tanket Leopard në Ukrainë

    Christoph Hasselbach
    23 Janar 2023

    Nga Christoph Hasselbach, DW

    Qeveria gjermane e shtyu vendimin për dorëzimin e tankeve luftarake Leopard. Edhe pas takimit në Ramstein, qeveria federale nuk dha dritën e gjelbër. Për çfarë pret Gjermania?

    E pranoj e kam ndryshuar mendimin. Për një kohë të gjatë e kuptoja shumë mirë hezitimin e kancelarit Scholz për të mos dërguar armë të rënda në Ukrainë. Dhe mund ta kuptoj shumë mirë shqetësimin, se Gjermania apo e gjithë NATO-ja përmes dorëzimit të armatimeve të caktuara përfshihen në luftë. Të mos harrojmë se politikanët rusë kanë kërcënuar me këtë, dhe presidentin Putin ka luajtur madje edhe me mundësinë nukleare. Pra ka arsye për të vepruar me mençuri ndaj Rusisë.

    Problemi është: Putini e di këtë, më shumë se kaq, ai e ka llogaritur këtë që nga fillimi. E në një kohë kur Ukraina lufton për jetën dhe lirinë me dëshpërim, ushtria ruse shkatërron sistematikisht shtëpi dhe infrastukturë civile. Po kryhen krime lufte para derës sonë!

    Frika nga një luftë që harrohet

    Parë nga shifrat e larta të superioritetit ushtarak rus apo shfrenimin se si zhvillohet lufta nga Rusia, duhet thënë se ushtria ukrainase ia ka dalë shumë mirë të mbrohet, madje të marrë edhe territore. Kjo ka ndodhur falë ndihmës ushtarake perëndimore. Por kundërofensiva ukrainase me sa duket po mbërrin në kufijtë e saj, ndërkohë ka filluar një luftë mbrojtëse në fronte. Rusia mund të durojë më gjatë me këtë formë lufte. Por edhe pa luftime të rënda të përditshme, çdo ditë është një ditë vuajtjeje për popullatën civile, të mos harrojmë edhe një ditë në të cilën bota mund t’i drejtohej problemeve më urgjente, për shembull luftën kundër urisë, që ka marrë përmasa të mëdha me luftën në Ukrainë.

    Tani nuk është koha për negociata

    Në kohën e një situate pati ushtarake për momentin, në kohën e ngushticave të furnizimit me energji dhe inflacionit në shumë vende mbështetëse të Ukrainës janë shtuar thirrjet për aktivizimin e diplomacisë: Duhet që të negociohet për paqen! Një gjë është e qartë: Nëse Ukraina negocion tani atëherë ajo do të marrë një paqe të diktuar nga Rusia. Siç tha edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në intervistë me Deutsche Wellen. “Kur presidenti Putin të ndalë veprimet luftarake ka paqe. Nëse Ukraina ndal së luftuari, ajo nuk do të ekzistojë më si shtet i pavarur.” Prandaj diplomacia dhe ndihma ushtarake nuk janë kundërthënëse, por plotësojnë njëra-tjetrën. Ukraina duhet të negociojë nga një pozicion i fortë, këtë ajo nuk e ka ende.

    Putin e intepreton çdo gjë si të dojë

    Sipas ekspertëve ushtarakë, tanket luftarake perëndimore do të bënin dallimin e madh, pasi me to Ukraina në vend që të ruajë vetëm pozicionet e saj mund të hynte në zonat e pushtuara ukrainase. Sipas Putinit, këto territore janë ndërkohë rajone të Rusisë, Çfarë do të ndodhte, nëse Rusia ndërhyrjen ukrainase me tanke perëndimore do ta shihte si hyrje në luftë të vendeve që i kanë dërguar këto tanke. Përgjigja është: Putini mund ta interpretojë çdo gjë si të dojë. Ai mund të interpretojë si fillim lufte edhe gjëra të tjera. Por perëndimi nuk duhet të bëhet i varur prej kësaj, e drejta ndërkombëtare është në anën e ukrainasve dhe mbështetësve të saj, sepse ky vend po mbrohet kundër një agresori.

    Christoph Hasselbach

    Asgjë nuk është pa rreziqe

    Po, kjo rrugë nuk është pa rreziqe. Por rruga tjetër, ajo e përmbajtjes dhe hezitimit është edhe më e rrezikshme. Putinit dhe imituesve të tij potencialë ajo do t’i tregonte, se ajo mund të fillojë një sulm kundër një vendi dhe nuk ka pasoja. Atëherë objektivat e ardhshme të tij do të ishin Moldavia dhe shtetet baltike.

    Ndaj hezitimi në dërgimin e tankeve luftarake nuk është më me vend, nëse ka qenë ndonjëherë qëndrimi i duhur. Për sa kohë që asnjë vend tjetër perëndimor nuk do të dërgojë tanke luftarake, Scholz mund të thoshte, se ai nuk do veprime të veçuara gjermane. Tani Britania e Madhe del në pararojë me dërgimin e tankeve Challenger, pavarësisht se kush e ndjek pas. Shtete të tjera si Polonia dhe Finlanda do të dërgonin menjëherë tanke Leopard, nëse Gjermania i lejon, sepse Berlini ka të drejtën e dhënies së lejes për tanket e tij luftarake. Dhënia e një lejeje të tillë do të ishte më e pakta që mund të bënte qeveria federale. Por ajo ende refuzon. Kundër dërgimit të tankeve nga Gjermania mund të vlejë si argument vetëm aftësia mbrojtëse e vendit, por asnjë arsye tjetër diplomatike, strategjike dhe morale.

    Dërgimi i tankeve luftarake duhet kryer për arsye ushtarake, ai mbështetet nga e drejta ndërkombëtare dhe është sinjali vendimtar ndaj Putinit dhe aleatëve të tij, që vendet perëndimore qëndrojnë të bashkuara për lirinë. Qeveria federale nuk mund të presë shumë gjatë, ndryshe ajo rrezikon të humbë besueshmërinë.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Lajme26 Prill 2024
    Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron. Shkaku i këtij...
    Lajme26 Prill 2024
    Përpos  punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke...
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.