×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse është e rëndësishme të hani fara lini çdo ditë?

    FrontOnline
    25 Janar 2024

    Kur bëhet fjalë për shëndet të mirë, ekziston një ushqim që duhet të jetë patjetër në listë

    Ka çmim të lirë dhe është jashtëzakonisht i mirë për organizmin dhe ç’është më e rëndësishmja, as nuk duhet të gatuhet.

    Ky ushqim është fara liri dhe sipas ekspertëve, është aq afër një “super ushqimi”.

    Studime të shumta kanë zbuluar se konsumimi i farave të linit ka një sërë përfitimesh, mes tyre përmirësimin e tretjes, shëndetin e mirë të zemrës, si dhe rrezikun e ulët të kancerit, obezitetit dhe diabetit. Ngrënia e farave të linit madje mund të lehtësojë simptomat e menopauzës, thonë mjekët.

    Çfarë janë farat e linit?

    Fara e linit janë pikërisht siç dëgjohet: farat e një bime me të njëjtin emër. Farat janë shumë të vogla, të ngjashme në madhësi dhe formë me farën e susamit dhe kanë ngjyrë kafe.

    Cilat janë përfitimet shëndetësore të konsumimit të farave të linit?

    Farat kanë fibra, antioksidantë, vitamina dhe minerale si tiamina dhe magnezi. Ato janë gjithashtu një nga burimet e pakta bimore të acideve yndyrore të pasura me omega-3, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

    Farat e linit për tretje

    Aftësia e tyre magjike për të reduktuar kolesterolin dhe për të “rritur sekretimin e yndyrës” ndodh për shkak të një fibre xhelatinoze të tretshme që gjendet edhe te algat e detit dhe bishtajoret. Kjo fibër mund të rrisë ndjenjën e ngopjes dhe të ndihmojë në menaxhimin e peshës.

    Kjo fibër do të thotë ndikim më i mirë në mikrobiomën e zorrëve. Kur fibrat hyjnë në organizëm ato përthithen nga bakteret e zorrëve, ndërsa efektet janë zvogëlim i rrezikut të kancerit të gjirit, vezoreve, endometriozës dhe zvogëlimi i simptomave të menopauzës./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.