×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Partia Socialdemokrate ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit të vendit Hashim Thaçi për mandatarin për formimin e qeverisë së re, raporton “Front Online”.

    Kjo parti ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në përputhje me frymën e Kushtetutës.

    “Aktgjykimi është në përputhje me frymën e Kushtetutës. Nga koha e fushatës, zgjedhjeve të 6 tetorit dhe veprimeve të mëpastajme të partnerëve të koalicionit shumë ujë ka ecur nën urë. Në fushatë thanë se dialogu nuk u bën përshtypje as nuk është çështje e tyre, megjithëse flisnin për reciprocitet. Pas zgjedhjeve u kuptua se reciprociteti veç strategjisë dalëse ishte krejt i pamenduar. Pastaj, për dialogun dhe nënpyetjet rreth tij ra qeveria. Ashtu e rënë, qeveria u konfirmua dy herë si shkelëse e Kushtetutës duke e renditur Kosovën në vendet që shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar jashtëligjshëm pushtetin e Kuvendit. Në anën tjetër, Kurti me secilin veprim dëshmoi se nuk është i interesuar për partneritet dhe bashkëpunim. Ai ishte përjashtues”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

    PSD përmes një njoftimi për media ka thënë se Qeveria Kurti është konfirmuar dy herë si shkelëse e Kushtetutës duke e renditur Kosovën në vendet që shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar jashtëligjshëm pushtetin e Kuvendit.

    “Partia Socialdemokrate vlerëson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe Aktgjykimin e vitit 2014. Lidhja e mandatit të Kuvendit me mandatin e Qeverisë ia humb kuptimin kontrollit kushtetues e parlamentar që Kushtetuta ia njeh Kuvendit”, thuhet në njoftim.

    Sipas PSD-së, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë “Kurti”, paraqet një argument të vlefshëm politik që sipas tyre lidhet me legjitimitetin kërkesa për zgjedhje të reje.

    “Prandaj, pas zhvillimeve politike që çuan deri tek mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, është argument i vlefshëm politik që lidhet me legjitimitetin kërkesa për zgjedhje të reja. Por, një kërkesë e tillë, për t’u shndërruar në vendim politik kërkon votën e deputetëve për ta shpërndarë Kuvendin. Partia Socialdemokrate vlerëson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe Aktgjykimin e vitit 2014. Lidhja e mandatit të Kuvendit me mandatin e Qeverisë ia humb kuptimin kontrollit kushtetues e parlamentar që Kushtetuta ia njeh Kuvendit”, thuhet ndër të tjera në vendim.

    Ndër të tjera nga kjo parti është konsideruar marrëzi që dekreti i presidentit të vlejë sa 2/3 e votave të deputetëve.

    “Jo rastësisht, për votim dhe rrëzim të Qeverisë kërkohen 61 vota, pra shumicë e thjeshtë, kurse shpërndarja e Kuvendit me 2/3 e gjithë deputetëve. Përveç ndryshimit të Kushtetutës që kërkon shumicën e dyfishtë, shumicë më të theksuar sesa kjo për shpërndarjen e Kuvendit Kushtetuta jonë nuk parasheh. Pikat 9 dhe 10 të Aktgjykimit e kanë sqaruar këtë. Parashtruesit e kërkesës, madje kanë kërkuar vendosjen e një precedenti absurd dhe të rrezikshëm. Përmes kërkesës që Presidenti ta shpërndajë Kuvendin kanë kërkuar që vota e 2/3 të deputetëve që mund ta shpërndajë Kuvendin të zhvlerësohet në dekret presidencial, ose dekreti i Presidentit të vlejë sa 2/3 e deputetëve. Kjo është marrëzi. Gjykata Kushtetuese ka treguar se një përgjegjësi të tillë Presidenti nuk e ka as në sistemet presidenciale”, thuhet në reagimin e PSD-së, raporton “Front Online”.

    PSD-ja, kritika ka pasur edhe për kundërshtimin e këtij vendimi nga VV-ja.

    “Aktgjykimi i publikuar dje e ka interpretuar edhe çështjen e afateve për mandatarin për formimin e Qeverisë. Mungesa e një afati shprehimor nuk e mvesh fituesin relativ me mundësi për bllokim të pafund të procesit, siç mungesa e një afati të tillë nuk i jep të drejtë Presidentit për mosdekretim. Në fund, kjo Gjykatë Kushtetuese e ”kapur” është referenca kryesore tash sa kohë për Lëvizjen Vetëvendosje! Gjykata Kushtetuese e kishte të njëjtën përbërje që ka sot kur e nxori Aktgjykimin për dialogun. Për çudi, vetë Gjykata e “Thaçit” e ka favorizuar Qeverinë sepse i dha rol kryesor në dialog, duke e zhveshur kështu Presidentin në kompetencat për politikën e jashtme”, përfundon reagimi i PSD-së. /Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.