×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD: Uashingtoni, një dështim që s’duhet t’i gëzohemi

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Partia Socialdemokrate ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë në Uashington.

    Ata e kanë quajtur këtë marrëveshje “dokumente të njëanshme zotimi”, pasi sipas tyre ajo që është nënshkruar në Ushington nuk e ka statusin e marrëveshjes.

    “Bisedimet e zhvilluara në Uashington gjatë 3 dhe 4 shtatorit vërtetuan indikacionet për të cilat kishim reaguar: jemi larg shkëputjes nga Serbia. Çfarëdo marrëveshje e arritur, për t’i kontribuar paqes në rajon e bashkëpunimit midis popujve duhet ta ketë si premisë shkëputjen nga e kaluara e dhunës dhe dominimit. Pa shkëputje përfundimtare, s’ka fillim marrëdhëniesh të shëndosha të bashkëpunimit. Më keq se kaq, çfarë u nënshkrua në Uashington nuk e ka as statusin e marrëveshjes. Ato në fakt janë dokumente të njëanshme zotimi”, thuhet në reagimin e PSD-së.

    Sipas tyre, “kjo ngjarje shënon përmbylljen e një rast të shpërdoruar nga papërgjegjësia e klasës politike”.

    “Ka 3 vite që kur dialogu me Serbinë është luftë e brendshme politike, thua se çfarë më së shumti i duhet Kosovës është vazhdimi i status-quos. Së këndejmi, Kurti e Haradinaj prijnë në minimin e procesit. Konsekuenca direkte e saj do të jetë vazhdimi i procesit në Bruksel bashkë me ‘Asociacionin’ si perspektivë e si opcion. Kornizat e procesit të Brukselit nuk flasin për njohje reciproke, për më tepër cilido nivel marrëdhëniesh që do të vendoset, ato marrëdhënie do të jenë të lidhura dhe të penguara nga ‘Asociacioni’. Kjo nuk është shkëputje përfundimtare, prandaj pengon bashkëpunimin për të ardhmen”, thuhet tutje në reagim.

    PSD-ja thotë se delegacioni dhe partitë e koalicionit kanë shkuar në Uashington për ta demantuar konspiracionin e Kurtit.

    “Ky është gabim fatal sepse kështu je brenda të njëjtit horizont; sepse duke bërë kështu, pavetëdijshëm ai bëhet morali të cilit duhet t’i përgjigjesh. Ata duhej të ishin atje për të bërë marrëveshje, dhe jo për t’ia dëshmuar dikujt të kundërtën e këtyre pretendimeve”, thuhet në reagimin e tyre.

    Ndryshe, PDK thotë se përmbajtja e marrëveshjeve megjithatë tregon edhe se Serbia nuk është më armikja as kundërshtarja e Shteteve të Bashkuara.

    “Nëse për Kosovën kjo është diçka e natyrshme, pajtimi për ta diversifikuar shfrytëzimin e energjisë dhe për ta ndaluar rrjetin 5G përbënë ngjarje dhe zhvillim të ri në Serbi. Ky është një hap i konsiderueshëm më afër SHBA-së dhe largim i njëjtë me Kinën dhe Rusinë. Ky është ndryshim i Serbisë, siç është edhe ndryshim i SHBA-së. Asgjë nuk është më sikur në vitin 99’. As SHBA, as BE, as Rusia as Kina. Vetëm ne e presim përsëritjen e këtij viti”, thuhet tutje në reagim.

    “Në fund, kur flasim për dëmet dhe rreziqet potenciale, përtej dramës së thikave e shampanjës, duhet shtruar edhe një pyetje. Cili është rreziku i status-quos? A i leverdisë Kosovës ajo? Po rajonit?Ballkani pa një bashkëpunim rajonal nuk do të zhvillohet. Ky bashkëpunim, për të mos e përsëritur Jugosllavinë duhet të jetë mbi baza barazie. Ndryshe, do të vazhdojmë të bëhemi vegla të gjeopolitikës. Kështu, plasaritjet ekzistuese bëhen konflikte. Prandaj, Kosovës dhe Serbisë i duhet marrëveshja, më parë sesa secilës superfuqi. Prandaj na duhet shkëputja, dhe jo procese që nuk kryhen”, thuhet në reagimin e PSD-së.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.