×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD: Telekomin e braktisi Qeveria Kurti

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Partia Socialdemokrate e ka bërë fajtore Qeverinë Kurti për gjendjen në Telekom.

    Sipas PSD-së, Albin Kurti dhe ish-ministrja Hajdari duhet të përgjigjen për këtë.

    “Çfarë kohërash, çfarë ngjarjesh?! Sapo e kuptuam se Z-Mobile mund ta fitojë edhe një arbitrazh kundër ndërmarrjes më fitimprurëse publike, Telekomit, duke e çuar atë drejt falimentimit, pa një përgjijgje në padi nga institucionet publike. Asnjë fjalë! Dhe kur? Kur po qeverisnin “bijtë e popullit” kundër oligarkëve.

    Shihni si paska ndodhur, përgjigja në padi e përgatitur nga stafi i afërt i ministres, bashkë me Avokaturën Shtetërore paska humbur nëpër sirtarët e administratës. Gjithë ato borde u shkarkuan, kurse lënda e Telekomit paska humbur. A dëgjuat, fajin për këtë e paska SHIK-u. Si është e mundur që një lëndë aq e rëndësishme, rreth të cilës angazhohen gjithë ata profesionistë, thjesht humbet rrugës. A nuk kërkoi llogari direkte për këtë ministrja Hajdari e kryeministri Kurti?! A u pushua nga puna dikush për këtë papërgjegjësi?

    Ish kryeministri Kurti dhe ish ministrja Hajdari duhet të përgjigjen për këtë. Qeveria që ata udhëhiqnin nuk e paska mbrojtur Telekomin. Ky është fakti. Për shkaqet e motivet nuk do t’i kopjojmë diskurset e tyre komplotiste, por kërkojmë hetim deri në fund. Pavarësisht se në derën e kujt shpie ky hetim.

    Kjo ngjarje e konfirmon edhe një herë hipokrizinë që e kaluam. Terminalet e shumëpërmendura të oligarkëve as nuk u zunë në gojë. T’u rritej tatimi, nuk u bë fjalë.

    Neoliberalizmi grabitqar e ka dorë të djathtë zyrtarin e korruptuar shtetëror. Në anën tjetër, në pamundësi për t’i përmbushur pritjet, veçori e populistëve po bëhet gënjeshtra në emër të popullit. Të dyja këto duhet t’i refuzojmë” thuhet në reagimin e PSD-së.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.